Një automjet i tipit “Mercedes” me targa gjermane u gjet i përmbysur në segmentin rrugor nga vendkalimi kufitar Bllaca drejt Shkupit, duke i marrë jetën tre personave me prejardhje nga Kosova, të cilët ishin shpallur të zhdukur.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, efektivët u alarmuan për incidentin dhe me të mbërritur në vendngjarje, konstatuan se në makinë ndodheshin një burrë dhe dy gra, pa asnjë shenjë jete.
None found
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore mbërriti gjithashtu në skenë dhe vërtetoi vdekjen e tre viktimave.
Më herët po atë ditë, në orën 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar ishte paraqitur një shtetas i Kosovës për të denoncuar zhdukjen e tre personave. Sipas tij, komunikimi i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin e Shkupit, pas së cilës më nuk kishin dhënë asnjë shenjë.
Ky aksident fatal konfirmon rastin e personave të zhdukur për të cilët familjarët kishin bërë thirrje publike për ndihmë. Autoritetet nuk i kanë bërë ende të ditura identitetet e viktimave dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.
Tensionet diplomatike mes Italisë dhe Rusisë janë përshkallëzuar, pasi Moska ka dëbuar atasheun ushtarak italian dhe një nga bashkëpunëtorët e…
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë një ndërtese federale në Manhattan, Nju Jork, duke shkaktuar alarm dhe…
EgnatiaEgnatia e ka nisur mbarë rrugëtimin në Champions League, pasi kaloi raundin e parë pas fitores 6-1 përballë Petrocub në…
Bayern Munich ka përsëritur edhe një herë se Michael Olise nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Real…
Tragjedia që i mori jetën tre shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje, ndërsa në…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani…