Categories: maqedoni

Dalin të tjera hollësi për aksidentin tragjik të tre kosovarëve në Maqedoninë e Veriut

Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, të tre qytetarë nga Vushtrria, humbën jetën pasi makina me të cilën po ktheheshin drejt Kosovës përfundoi në lumin Lepenc, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

Udhëtimi familjar kishte nisur për një arsye të gëzueshme, pasi Ejup Tërnava dhe bashkëshortja e tij ishin nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për të pritur motrën e Ejupit, Fatmire Shabani, e cila sapo kishte mbërritur. Një familjar ka treguar se, pasi u takuan, të tre morën rrugën për në Kosovë, por ky rezultoi të ishte udhëtimi i tyre i fundit.

Rreth orës 22:38 është regjistruar gjurma e fundit e tyre, kur automjeti u kap nga kamerat e sigurisë. Më pas, telefonat nuk dhanë më asnjë sinjal dhe familjarët nuk arritën të komunikonin me ta. Me kalimin e orëve u shtua shqetësimi, ndërsa të afërmit filluan kërkimet në drejtime të ndryshme dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve, si dhe të qytetarëve.

Dyshimet janë se drejtuesi i automjetit mund të ketë hyrë gabimisht në një rrugë pa dalje, fundi i së cilës ndodhej pranë lumit. Ai pretendon se në zonën ku ndodhi aksidenti mungonte çdo sinjalistikë rrugore që mund t’i paralajmëronte shoferët për rrezikun.

Pas kërkimeve që zgjatën disa orë, ekipet e shpëtimit gjetën në lumin Lepenc automjetin Mercedes GLC me targa gjermane, i cili ishte fundosur në ujë.

Të dhënat e MPB-së

MPB-ja e Maqedonisë ka bërë të ditur se rasti u regjistrua më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35. Policia e Shkupit ishte njoftuar për një automjet të markës “Mercedes”, me targa gjermane, që ishte përmbysur përgjatë këtij aksi rrugor.

Patrullat policore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe konstatuan se në brendësi të makinës ndodheshin tre persona pa shenja jete, një burrë dhe dy gra. Vdekja e tyre u konfirmua nga mjeku i urgjencës që shkoi në vendin e aksidentit.

Sipas njoftimit të MPB-së, më herët gjatë së njëjtës ditë, rreth orës 13:40, një shtetas nga Kosova kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar zhdukjen e tre personave. Në deklaratën e tij ai kishte thënë se kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik, afërsisht në orën 22:15, ndërsa ata gjendeshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Ambasada e Kosovës angazhohet për kthimin e trupave të tre vushtriasve

Florian Qehaja, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se ambasada po merret me procedurat për kthimin në Kosovë të trupave të pajetë të tre viktimave të aksidentit të rëndë pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë.

Ambasadori Qehaja u përcolli ngushëllimet e tij familjeve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mbrëmë brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Tragjedia ka mbuluar me zi familjet e viktimave, miqtë e tyre dhe gjithë qytetin e Vushtrrisë, ndërsa lajmi ka prekur shqiptarët kudo që jetojnë. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin e rëndë.

të fundit

Zllatko Perinski emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Në seancën e sotme, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, Qeveria emëroi Zllatko Perinskin për u.d. Drejtor të…

3 minutes ago

Fire Breaks Out Near Homes on Elbasan’s Southern Ring Road, Suspicious Sounds Resembling Gunshots Reported

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe…

3 minutes ago

SPAK Concludes Investigation into Separate “Metamorfoza” Case, Sends 9 Defendants to Trial

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë…

4 minutes ago

Former British MP Ann Widdecombe Struck 21 Times With a Hammer While Eating Lunch, Prosecutors Reveal Details of Killing

Ish-deputetja britanike Ann Widdecombe humbi jetën pasi u godit 21 herë në kokë me një çekiç në shtëpinë e saj…

4 minutes ago

Rama Returns to Theth One Year After Demolitions: Illegal Construction Took Over the Meadow by the Church, a World-Famous Landmark

Kryeministri Edi Rama vizitoi Thethin këtë të martë ku prezantoi “Paketën e Maleve” te banorët e zonës. Kreu i qeverisë…

5 minutes ago

Komisioni nis shqyrtimin e rasteve penale për vlerësimin e prokurorëve

Komisioni për Vlerësimin e Performancës mbajti sot takimin e radhës, të udhëhequr nga Kryetarja Elza Bajrami – Kastrati, me pjesëmarrjen…

5 minutes ago