Categories: kosovë

Lushaku: LDK-ja është e gatshme të ndihmojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Jehona Lushaku, kryetare e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se partia e saj është e gatshme të japë kontribut në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Duke folur pas seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku u miratua Deklarata për aktgjykimin e Speciales, Lushaku njoftoi se liderët e të gjitha partive politike janë takuar.

Ajo u bëri thirrje forcave politike të tregojnë vullnet për ta zgjedhur presidentin dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Liderët e të gjitha partive janë takuar për të bashkërenduar veprimet e ardhshme të shtetit. Në agjendë ishin disa procese të rëndësishme, përfshirë çështjen e presidentit, si dhe koordinimi lidhur me këtë deklaratë. Synimi është që për secilin problem të gjendet sa më shpejt një zgjidhje. Si parti, kemi deklaruar se zgjedhjet duhet të shmangen, por kjo varet nga vullneti i të gjitha partive politike. Nuk mund ta zgjedhim presidentin e Kosovës të vetëm, megjithatë jemi të gatshëm të kontribuojmë në themelimin e këtyre institucioneve. Në këtë fazë nuk mund të themi se jemi pro ose kundër”, u shpreh ajo.

Lushaku komentoi gjithashtu Deklaratën e propozuar nga PDK-ja, e cila u miratua në Kuvend.

Ajo tha se LDK-ja përkrah çdo vendim që Kuvendi i Kosovës do të marrë lidhur me katërshen në Hagë dhe në mbështetje të UÇK-së.

“E kuptojmë plotësisht përgjegjësinë tonë institucionale për të çmuar e nderuar kontributin e vajzave dhe djemve tanë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për çlirimin e vendit dhe për lirinë që gëzojmë sot. Prandaj, kemi detyrim ta mbështesim dhe ta nderojmë luftën tonë çlirimtare. Duam të kontribuojmë që Kosova të jetë e pavarur e e lirë dhe institucionet e saj të pavarura të funksionojnë, duke garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët”, tha Lushaku.

të fundit

Bamir Topi flet për largimin e Ramës nga pushteti: Të nisë tërheqjen gradualisht

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar mundësinë e një largimi të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke folur edhe për mënyrën…

17 seconds ago

Haradinaj: Deklarata e miratuar në Kuvend ka vlerë vetëm nëse kalon ligji për zhbërjen e Speciales

Pas miratimit në Kuvend të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ish-deputeti Daut Haradinaj ka…

5 minutes ago

Bamir Topi për Vlora Hysenin: Kalimi i saj në Shqipëri ndodhi gjatë tensioneve Rama-Kurti

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar edhe rrethanat politike që lidhen me ardhjen e Vlora Hysenit në Shqipëri dhe më pas…

15 minutes ago

Tahiri kritikon mungesën e reflektimit për zgjedhjen e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri nuk sheh reflektim të situatës nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit…

16 minutes ago

Çitaku kërkon nga Qeveria të paraqesë Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas miratimit me unanimitet të Deklaratës në mbrojtje të UÇK-së dhe ish-drejtusve të…

16 minutes ago

Venera Azizi: After more than 20 years of waiting, the “Sami Frashëri” high school in Kumanovo will open in 2027

Pas më shumë se 20 vitesh pritje, nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë do të…

29 minutes ago