Categories: kosovë

LDK-ja këmbëngul për drejtimin e presidencës

Deputetët e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se partia e tyre synon postin e presidentit të vendit.

Të lidhura

None found

Kjo kërkesë u përsërit nga Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku Sadriu, një ditë pasi takimi mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e institucioneve të reja përfundoi pa marrëveshje.

Sipas Lushaku Sadriut, LDK-ja ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se institucionet e Kosovës duhet të ndërtohen mbi një ekuilibër të forcave politike.

“Në këtë kuadër, kërkesa jonë është që posti i presidentit t’i takojë LDK-së. Ne duam të ulemi dhe të diskutojmë për të gjithë pushtetin, e më pas ndarja të bëhet në mënyrë proporcionale. Ky ka qenë qëndrimi ynë”, deklaroi Lushaku-Sadriu për mediat para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.

Hykmete Bajrami tha se nuk i njeh hollësitë e takimit të zhvilluar një ditë më parë, por vlerësoi se Abdixhiku po këmbëngul “me të drejtë” që LDK-ja të marrë postin e presidentit.

“Besoj se posti i presidentit do të krijonte një balancë mes pushteteve në Kosovë dhe do të shërbente si garanci si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh Bajrami.

Ajo shtoi se propozimi i LVV-së për poste ministrore nuk përbën garanci për LDK-në.

Bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut zgjatën më shumë se tri orë. Pas përfundimit të tyre, dy liderët shfaqën pikëpamje të kundërta për çështjen e presidentit, mosmarrëveshje e cila muaj më parë mes partive kishte ndikuar në shpalljen e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Albin Kurti deklaroi se Kosovës i nevojitet një president konsensual dhe jopartiak. Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku tha se konsensual konsiderohet çdo president që siguron 80 vota të deputetëve.

“President konsensual është çdo president që merr 80 vota. LDK-ja duhet ta ndiejë veten të përfaqësuar për t’i dhënë votat e saj”, deklaroi Abdixhiku mbrëmjen e 4 gushtit.

Në takimin me Kurtin morën pjesë edhe Vjosa Osmani, me të cilën LDK-ja garoi në zgjedhjet e qershorit për një mandat tjetër në krye të shtetit, si dhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

LVV-ja dhe LDK-ja kanë njoftuar se do t’i vazhdojnë diskutimet, ndërsa më 6 gusht pritet të zhvillohet seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë. Pas konstituimit të Kuvendit nisin afatet për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Deputetët do të kenë më pas 60 ditë kohë për të zgjedhur presidentin. Nëse kjo nuk ndodh, Kosova do të shkojë në zgjedhje, të katërtat që nga shkurti i vitit 2025.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 58 mandate dhe, së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë, ka numrin e nevojshëm të votave për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë së re. Për këto procese nevojiten 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Ndërkaq, që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm, në sallë duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë.

Një marrëveshje e mundshme me LDK-në, e cila fitoi 18 vende, do t’i çonte palët në të paktën 81 vota. Kjo do të ishte e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit të ri, nëse të paktën 80 deputetë do të qëndronin në sallë. / REL

të fundit

Xhemajli i jep lamtumirën Egnatias: Ndihem krenar që isha pjesë e historisë së klubit

Albano Aleksi dhe Arbeni XhemajliArbenit Xhemajli vendosi që të mbyllte përfundimisht aventurën e tij te Egnatia për të kaluar te…

18 seconds ago

Infantino përballet me krizën më të madhe në FIFA, thërret mbledhje urgjente për të mbrojtur postin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thirrur një takim krize me zyrtarët e lartë në Marok për të shpëtuar pozicionin…

1 minute ago

Foreign Ministry responds to SDSM: No secret talks are being held and national interests are not being compromised

Një përpjekje për të krijuar histeri dhe për të dezinformuar publikun. Kështu i vlerësoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe…

3 minutes ago

Albania Declares Valon Bela and Bekir Halimi from North Macedonia “Persona Non Grata

Ministria e Brendshme e Shqipërisë shpalli “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.…

4 minutes ago

Bajrami: LDK Should Seek an Agreement That Serves Kosovo

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës…

4 minutes ago

No Agreement After Nearly Three Hours, Kasolli: Abdixhiku’s Approach Made It Easier for LVV to Find Scapegoats

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku u takuan të martën në vazhdën e diskutimeve për…

5 minutes ago