Categories: kosovë

“Livadhet e fasules” në Serbi rikthehen si dyshim për varrezë masive

Edhe pse nga përfundimi i luftës në Kosovë kanë kaluar pothuajse tri dekada, fati i rreth 1.600 personave të zhdukur vazhdon të mos dihet.

Të lidhura

None found

Në vite të ndryshme janë zbuluar trupa të një pjese të të zhdukurve në varreza masive, por për shumë familje pritja mbetet e njëjtë edhe pas 27 vjetësh.

Dyshimet vazhdojnë se një numër i madh viktimash mund të jenë ende në lokacione të varrezave masive brenda territorit të Serbisë.

Në këtë kuadër, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka rikthyer në vëmendje pretendimet për një varr masiv në zonën e njohur si “Livadhet e fasules” në Serbi.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X, disa ditë më parë, se qysh në vitin 2008 e kishte vënë në dijeni ministrin e atëhershëm serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, lidhur me dëshminë e një personi që pretendonte se kishte transportuar trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë drejt bazës ushtarake në atë zonë.

Sipas Kandiqit, megjithëse ky informacion ishte dhënë, autoritetet serbe nuk kanë ndërmarrë asnjë hap dhe nuk kanë ofruar asnjë përgjigje për këto pretendime.

Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë po kërkon hapjen e arkivave të ushtrisë serbe, duke theksuar se vetëm qasja në dokumentacionin zyrtar mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të shumë personave të zhdukur.

“27 vite që nga përfundimi i luftës ende janë më shumë se 1600 të zhdukuri duhet të hapen arkivat duhet të ndahen informatat me institucionet kompetencë sepse është një numër i madh duhet sigurisht që bashkësia ndërkombëtarë të bëj presion palëve në dialog që të bashkëpunojnë më me seriozitet në këtë fushë..”, ka thënë Amer Aliaj, Fondi për të Drejtën Humanitare.

Megjithatë, ky nuk konsiderohet si i vetmi vend që ngre dyshime për varreza masive në Serbi. Përfaqësues të Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur dhe Krimeve të Luftës thonë se ka edhe disa lokacione të tjera, kryesisht në baza ushtarake të ushtrisë serbe, ku dyshohet se janë varrosur viktima të luftës.

Sipas tyre, pa hapjen e arkivave dhe pa bashkëpunimin e autoriteteve serbe, mbetet e vështirë të zbardhet fati i personave të zhdukur.

“Unë kam dëgjuar kështu rastësisht livadhet e pasules aty është një qendër e trajnimit ushtarak ku bëjnë ata, kam dëgjuar edhe me një vend tjetër në afërsi të Rashkës një fshat quhet Brevenik, kanë deklaruar edhe serbët edhe për Prokuplen dhe për shumë vende të tjera do të thotë dikun 11 vende, ata që e thonë janë epror ushtarak…” Ahmet Grajqevci, Këshillit Koordinues të Familjarëve të të Zhdukurve dhe Krimet e Luftës

Zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe identifikimi i varrezave të mundshme masive mbeten ndër kërkesat kryesore të familjarëve të viktimave, si edhe një nga çështjet më të ndjeshme në procesin e përballjes me krimet e luftës.

të fundit

Neymar shpërthen në lot pas daljes së Brazilit, pamja që emocionon botën

Kur gjyqtari fishkëlleu për herë të fundit në humbjen 2-1 të Brazilit ndaj Norvegjisë, të gjithë sytë u drejtuan te…

35 seconds ago

Mirela Haxhiaj befason me komentin për Ramos dhe Pepe teksa flitej për Leo Messin

Mirela HaxhiajGazetarja Mirela Haxhiaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Mega Botërori” në A2CNN [...]Read More...

30 minutes ago

VIDEO/ Haaland dërgon në shtëpi Brazilin e Ançelotit, skandinavët në çerekfinale të Kupës së Botës

Kombëtarja e Norvegjisë ka shkaktuar befasinë e radhës në Kampionatin Botëror 2026 për të eliminuar Brazilin.Edhe pse Brazili kishte rastet…

43 minutes ago

Netanyahu confident: With or without a deal, Iran will not have nuclear weapons

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News, ka deklaruar se ndan të njëjtat qëllime me presidentin amerikan…

56 minutes ago

After more than 9 hours of intervention, fire between Driza and Peshtan brought under control, 7 families temporarily evacuated

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër…

56 minutes ago

Zelensky warns of another large-scale strike by Russia and calls on citizens to remain vigilant

Volodymyr Zelensky ka njoftuar se inteligjenca ukrainase ka marrë informacione sipas të cilave Rusia është duke përgatitur një sulm të…

57 minutes ago