Analisti Rron Gjinovci ka dhënë një reagim të ashpër pas lajmit se autoritetet serbe kanë ndaluar një burrë me origjinë serbe nga Istogu. Ai akuzohet për spiunazh, për shkak se në të kaluarën kishte dhënë dëshmi lidhur me një varr masiv të zbuluar rishtazi në Mitrovicë.
None found
Përmes një shkrimi në platformat sociale, Gjinovci theksoi se vetë natyra e akuzës – spiunazhi – zbulon qëndrimin e Serbisë ndaj kësaj çështjeje. Sipas tij, trajtimi i varrit masiv si një “sekret shtetëror” nënkupton domosdoshmërisht që zbulimi i tij cenon një të vërtetë për të cilën shteti ka përgjegjësi direkte.
Ai argumentoi se një informacion klasifikohet si sekret shtetëror pikërisht sepse ka të bëjë me implikime të rënda për vetë shtetin. “Serbia po e pranon që ajo varrezë masive është sekret shtetnor i saj. Sepse spiunazh munësh me bo veç kur i zbulon sekretet shtetnore,” shpjegoi Gjinovci në reagimin e tij, duke nxjerrë përfundimin se ky veprim konfirmon implikimin shtetëror.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune fshatin Dëllenjë, në Njësinë Administrative Qendër, ku…
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin ku mbeti i dëmtuar një shtetas italian në Tiranë, duke sqaruar…
Kriza e rëndë migratore që preku Spanjën, me dhjetëra mijëra emigrantë që kaluan me not nga Maroku në enklavën spanjolle,…
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së…
Fundjava e parë e muajit gusht e ka gjetur Vlorën të mbushur me pushues. Ky 1 gusht ka sjellë një…
Të enjten u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mori…