kosovë

Lista Serbe bojkoton regjistrimin e popullsisë dhe banesave në Kosovë

Serbët nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë dhe banesave që zhvillohet nga data 5 Prill deri më 17 Maj. Me anë të një mesazhi publik ata theksojnë se Albin Kurti me regjistrimin e rremë të popullsisë dëshiron që të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve.

Kurti sipas tyre ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës.

Ata i referuan një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti e ndaloi përdorimin e dinarin për pagesa me para të gatshme, pasi e caktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Regjistrimi i popullsisë ua mundëson qytetarëve përmes një pyetësori edhe deklarimin e dëmeve të ua ka shkaktuar lufta e viteve 1998/1999.

Gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, të mbajtur në vitin 2011, procesi nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.

Bojkoti kishte ndodhur pasi autoritetet nga Beogradi u kishin kërkuar banorëve serbë në Kosovë të marrin pjesë vetëm nëse regjistrimi bëhet nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Sipas regjistrimit më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milionë, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të sektorit civil, rreth 100,000 pjesëtarë të komunitetit serb jetojnë në Kosovë. Regjistrimi i ri i popullsisë ishte menduar të mbahej në vitin 2021, por ai u shty për shkak të pandemisë së korona virusit. Ndërkohë vitin e kaluar është shtyrë edhe dy herë të tjera.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.

të fundit

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake e xhandarmërie pranë kufirit me Kosovën, situata ngjason me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit…

2 minutes ago

VLEN drejt finalizimit të marrëveshjes për zëvendësministrat, emrat priten deri në fund të tetorit?!

Koalicioni VLEN vazhdon diskutimet intensive me partnerët e koalicionit qeveritar për harmonizimin e pozicioneve në eshallonin e dytë të pushtetit…

5 minutes ago

Ngrohja qendrore në Shkup mund të nisë nga nesër

Duke filluar nga nesër, përdoruesit do të kenë ngrohje qendrore të lidhur me sistemet e ngrohjes të menaxhuara nga SHA…

8 minutes ago

Atentati me lëndë plasëse në Gjirokastër ku humbi jetën Beqir Devolli, policia merr në pyetje 23 persona

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Beqir Devollit, i njohur si Çilo Hundërri, i cili humbi jetën dy ditë…

10 minutes ago

Për deklaratat e Kos, Çitaku: Mospajtimet me miqtë janë gjë e zakonshme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kritikave të…

13 minutes ago

Statistikat nuk gënjejnë” – Ronaldo e shpall veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është futbollisti më i mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat janë dëshmia…

20 minutes ago