Categories: kosovë

Liria ka Emër” kërkon mbledhje urgjente të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë pas aktgjykimit të Hagës

Ismail Tasholli, përfaqësues i platformës “Liria ka Emër”, u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë që të zhvillojnë një takim të përbashkët urgjent.

Të lidhura

None found

Ai ka propozuar që mbledhja të ketë vetëm një çështje në rendin e ditës: ofrimin e mbështetjes institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe garantimin e fondeve të nevojshme për mbrojtjen juridike.

Tasholli tha se deklaratat nuk janë më të mjaftueshme dhe se tani kërkohen veprime konkrete, pasi koha në dispozicion është e shkurtër. Sipas tij, nuk duhet të ketë më lojëra politike të lidhura me interesat elektorale, por bashkëpunim dhe seriozitet të plotë.

Ai rikujtoi gjithashtu deklaratën e miratuar në Shqipëri për Kosovën, si dhe kërkesën e Elisa Spiropalit për krijimin e një fondi të përbashkët për mbrojtjen.

“Për këtë arsye, kërkojmë që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë të thërrasin sa më shpejt një mbledhje të përbashkët, me një pikë të vetme në rendin e ditës: mbështetjen institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe sigurimin e financimit të nevojshëm për mbrojtjen juridike”, u shpreh Tasholli.

të fundit

BE riafirmon mbështetjen për Specialen, pa qëndrim për nismën e PDK-së

Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për Dhomat e Specializuara, duke theksuar pavarësinë e tyre dhe të drejtën e apelimit për…

1 minute ago

I kthyen shpinën fushës për të mos nderuar interistin Macola, jepet dënimi për Juventusin

Ngjarja e kësaj fundjave para ndeshjes Juventus-Atalanta, ka bërë xhiron e rrjetit. Tifozët bardhezinj në Curva Sud, vendosën të mos…

3 minutes ago

U transferua për 60 milionë euro, por ende nuk ka bindur: Man Utd shqyrton shitjen e yllit

E ardhmja e mbrojtësit të Manchester United, Leny Yoro, te klubi anglez është vënë në pikëpyetje nëse paraqitjet e tij…

5 minutes ago

Fire breaks out in a home in Vallandovo, killing a 69-year-old man

Një zjarr shpërtheu dje rreth orës 17:55 në një shtëpi në fshatin Piravë, rajoni i Vallandovës, ndërsa është gjetur trupi…

6 minutes ago

Criminal group involved in smuggling and corruption dismantled in Macedonia; six arrested and more than €100,000 confiscated

MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal…

7 minutes ago

Underrepresentation and address passivization concern Albanians in the Valley, who seek US engagement

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka pritur në selinë e këtij institucioni përfaqësues të…

7 minutes ago