Categories: kosovë

Jo në emrin tim”, më 1 tetor Prishtina pret një marsh paqësor

Pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhimin dhe bashkërendimin e institucioneve të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ismail Tasholli, përfaqësues i kësaj platforme, u ka bërë thirrje partive politike, diplomatëve, shoqërisë civile, ekspertëve dhe mërgatës që të përfshihen në një përpjekje të përbashkët për procesin në fjalë.

Ai deklaroi se situata nuk duhet të trajtohet përmes ndarjeve mes pozitës dhe opozitës apo duke rikthyer përplasjet politike të së kaluarës. Sipas Tashollit, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë me përgjegjësi, transparencë dhe koordinim, ndërsa Qeveria duhet të bëjë të ditur planin dhe strategjinë shtetërore.

Tasholli kërkoi gjithashtu sqarime për mbështetjen juridike dhe financiare që do të ofrohet, rolin e diplomacisë së Kosovës dhe mënyrën e angazhimit të institucioneve akademike e ekspertëve ndërkombëtarë.

Ai bëri thirrje për thirrjen sa më të shpejtë të një mbledhjeje të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Sipas tij, në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje duhet të jetë mbështetja institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe sigurimi i mjeteve të nevojshme për mbrojtjen juridike. Tasholli theksoi se Prishtina dhe Tirana duhet të veprojnë përmes një koordinimi dhe përgjegjësie të përbashkët institucionale.

Ndërkohë, Eliza Hoxha, përfaqësuese e platformës “Liria Ka Emër”, njoftoi se më 1 tetor do të mbahet marshi i madh me moton “JO NË EMRIN TIM”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Hoxha shpjegoi se data lidhet me 1 tetorin e vitit 1997, kur studentët e Kosovës zhvilluan një protestë paqësore që u shndërrua në një prej momenteve simbolike të rezistencës qytetare. Ajo tha se më 1 tetor qytetarët do të rikthehen në rrugë në mënyrë paqësore me mesazhin “JO NË EMRIN TIM”, ndërsa më 10 tetor kjo thirrje do të vijojë në Bruksel së bashku me mërgatën, me synimin që Kosova brenda dhe jashtë vendit të shprehë një qëndrim të përbashkët.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të nisë edhe peticionin qytetar “JO NË EMRIN TIM”. Ky peticion do t’u dërgohet në mënyrë simbolike institucioneve në Bruksel, Strasburg dhe Hagë, si shprehje e qëndrimit të qytetarëve që do t’i bashkohen nismës.

“Liria Ka Emër” ka bërë të ditur se do të vijojë organizimin e aktiviteteve qytetare, akademike dhe publike në Kosovë dhe jashtë saj.

Hoxha u kërkoi Qeverisë të paraqesë një plan, institucioneve të bashkërendohen, partive politike të bashkëpunojnë, ndërsa qytetarëve dhe mërgatës t’i përgjigjen kësaj nisme me pjesëmarrje qytetare. Ajo nënvizoi se kërkesa nuk është që të gjithë të kenë të njëjtin mendim, por që institucionet të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe dallimet politike të mos pengojnë koordinimin për çështjet me interes shtetëror.

të fundit

AKI kërkon dorëheqjen e kryetares së Këshillit të Kumanovës pas shkeljeve procedurale

Këshilltari nga radhët e Aleancës Kombëtarë për Integrim (AKI), Huzeir Mustafi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetares së Këshillit…

58 seconds ago

Edi Rama shkarkon nga detyra e kreut të SHISH Vlora Hysenin

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas masave të SPAK ndaj…

2 minutes ago

BE riafirmon mbështetjen për Specialen, pa qëndrim për nismën e PDK-së

Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për Dhomat e Specializuara, duke theksuar pavarësinë e tyre dhe të drejtën e apelimit për…

8 minutes ago

I kthyen shpinën fushës për të mos nderuar interistin Macola, jepet dënimi për Juventusin

Ngjarja e kësaj fundjave para ndeshjes Juventus-Atalanta, ka bërë xhiron e rrjetit. Tifozët bardhezinj në Curva Sud, vendosën të mos…

10 minutes ago

U transferua për 60 milionë euro, por ende nuk ka bindur: Man Utd shqyrton shitjen e yllit

E ardhmja e mbrojtësit të Manchester United, Leny Yoro, te klubi anglez është vënë në pikëpyetje nëse paraqitjet e tij…

11 minutes ago

Fire breaks out in a home in Vallandovo, killing a 69-year-old man

Një zjarr shpërtheu dje rreth orës 17:55 në një shtëpi në fshatin Piravë, rajoni i Vallandovës, ndërsa është gjetur trupi…

13 minutes ago