Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë i cili ka lejuar që ish-zv.kryeminitri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi të kalojë kufirin, edhe pse kishte një masë aktive për ndalimin e tij. Sipas njoftimit punonjësi i policisë me veprimin e tij nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV. Në njoftim shtohet se ai nuk e ka regjistruar daljen dhe udhëtarët e automjetit përkatës me pasaportë diplomatike si shofer dhe me pasaportë maqedonase si pasagjer janë regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur.
Njoftimi:
Pas kontrolleve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”. Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV. Nuk e ka regjistruar daljen dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer. Ata janë regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur.
Punonjësi ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personat pa pritur që sistemi të verifikonte nëse ata kishin masën aktive “ndalo dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar.