Categories: kosovë

LDK-ja propozon përfaqësuesit e saj për 16 komisione parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar propozimet për deputetët që do ta përfaqësojnë këtë parti në 16 komisione të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Sipas listës së propozuar, LDK-ja do të drejtojë dy komisione parlamentare. Jehona Lushaku-Sadriu është propozuar në krye të Komisionit për Integrimin Evropian, ndërsa Besian Mustafa për drejtimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Deputetët e tjerë të kësaj partie do të angazhohen në komisionet përkatëse si zëvendëskryetarë ose anëtarë.

1. Në Komisionin për Buxhet, Punë e Transfere, Avdullah Hoti është propozuar anëtar.

2. Në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Kujtim Shala është propozuar anëtar.

3. Doarsa Kica-Xhelili është propozuar zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

4. Komisioni për Integrimin Evropian do të drejtohet nga Jehona Lushaku-Sadriu.

5. Lutfi Haziri është propozuar anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

6. Hykmete Bajrami është propozuar anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

7. Ermal Sadiku është propozuar anëtar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

8. Ukë Rugova është propozuar zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport.

9. Në Komisionin për Shëndetësi, Albena Reshitaj është propozuar anëtare.

10. Armend Zemaj është propozuar anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

11. Fadil Hadërgjonaj është propozuar zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

12. Janina Ymeri është propozuar anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

13. Besian Mustafa është propozuar kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

14. Anton Quni është propozuar anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

15. Paris Guri është propozuar zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini.

16. Arben Gashi është propozuar anëtar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale dhe Luftës dhe Persona të Pagjetur.

të fundit

Elbasani arrin marrëveshjen me Glen Dajën pas largimit të Gvozdenovic

Elbasani Elbasani i ka dhënë zgjidhje stolit, dy ditë pas dhënies së dorëheqjes së Ivan Gvozdenovic [...]Read More...

48 seconds ago

FIFA ndëshkon trajnerin dhe sulmuesin e Egjiptit pas akuzave për favorizimin e Argjentinës

FIFA ia ka ndaluar trajnerit të Egjiptit, Hossam Hassan, të udhëheq për tre ndeshje ekipin dhe sulmuesit Mostafa Zico të…

13 minutes ago

Rama për protestën e studentëve: Qyteti po mbahet nën presion terrori, rreziku i shkëputjes së një pjese të të rinjve është real

Kryeministri Edi Rama foli sot për protestën e studentëve, duke thënë se po mbajnë në një presion terrori qytetin,. Ai…

15 minutes ago

Rama sulmon sërish studentët që i kërkojnë dorëheqjen: Ky gur përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish sot studentët dhe gjimnazistët që kanë dalë në protestë dhe i kërkojnë dorëheqjen. Në një…

30 minutes ago

Man City rrezikon zbritje pikësh dhe gjobë për 115 akuzat, vendimi pritet deri më 25 dhjetor

Manchester City mund të mësojë deri në fund të dhjetorit se çfarë dënimi do të marrë për shkeljet e shumta…

31 minutes ago

Protestat studentore kundër Ramës, DW: Policia po përpiqet të pengojë rigrupimin e protestuesve

Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, me…

35 minutes ago