Categories: kosovë

VV-ja merr drejtimin e tetë komisioneve parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit emrat e deputetëve që do ta përfaqësojnë grupin parlamentar në komisionet parlamentare.

Të lidhura

None found

Lista e propozimeve u paraqit nga deputetja Arbërie Nagavci, pas kërkesës së Kryesisë së Kuvendit që grupet parlamentare të dorëzonin emrat për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të 16 komisioneve.

Marrëveshja e arritur në Kryesi përcakton që 16 komisionet të përbëhen nga 11 anëtarë secili. Përjashtim bën Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i cili do të ketë 12 anëtarë.

Nga këto struktura, tetë komisione do të drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Parlamenti miratoi këto propozime të VV-së:

1. Në Komisionin për Buxhet, kryetar u propozua deputeti Enver Haliti. Pjesë e këtij komisioni si anëtarë janë edhe Ilir Kërçeli, Valon Hoti, Elvira Ibrahimi-Hoti dhe Arbërie Nagavci.

2. Për Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Vetëvendosje propozoi Fahrush Rexhepin për postin e zëvendëskryetarit të parë nga grupi parlamentar.

3. Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, kryetar u propozua Vigan Qorrolli. Anëtarë do të jenë Adnan Rrustemi, Arjeta Rexhepi, Blerim Gashi dhe Artan Abrashi.

4. Liza Gashi u propozua si zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Integrim Evropian. Në përbërje të këtij komisioni janë edhe Krenare Qerkini, Adelina Grainca, Fjolla Ujkani dhe Blerim Gashi.

5. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të drejtohet nga deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni. Anëtarë janë Shqipe Mehmeti-Selimi, Artan Abrashi, Nezir Kraki dhe Vigan Qorrolli.

6. Në Komisionin për Arsim dhe Shkencë, Arjeta Fejza u propozua si zëvendëskryetare e parë. Anëtarë të komisionit janë Arjeta Rexhepi, Fahrush Rexhepi, Taulant Kelmendi dhe Arbërie Nagavci.

7. Për postin e zëvendëskryetarit të parë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion u propozua Taulant Kelmendi. Anëtarë janë Ilir Kërçeli, Ejup Ahmeti, Valon Ramadani dhe Liza Gashi.

8. Arsim Ademi u propozua kryetar i Komisionit për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport. Në këtë komision do të jenë edhe Alban Bajrami, Filiz Mustafa, Adelina Grainca dhe Drita Pajaziti.

9. Sulejman Meholli u propozua si zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Shëndetësi. Anëtarët e propozuar janë Naim Bardiqi, Arsim Ademi, Fitim Haziri dhe Egzon Azemi.

10. Për Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, VV-ja propozoi Alban Bajramin si zëvendëskryetar. Anëtarë janë Artan Konushevci, Egzon Azemi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Fitim Haziri.

11. Mefail Bajqinovci u propozua kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Pjesë e tij si anëtarë do të jenë Shqipe Mehmeti-Selimi, Arbër Rexhaj, Ilir Qeriqi dhe Sali Zyba.

12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të drejtohet nga deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Anëtarë të propozuar janë Valon Hoti, Adelina Tërshana, Arbër Rexhaj dhe Arjeta Fejza.

13. Jeton Raka u propozua për postin e zëvendëskryetarit të parë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Anëtarë janë Fatos Geci, Valon Ramadani, Valon Peci dhe Drita Pajaziti.

14. Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Sali Zyba u propozua zëvendëskryetar i parë. Anëtarë të këtij komisioni janë Luan Aliu, Agim Bahtiri, Mimoza Shala dhe Rufki Suma.

15. Nezir Kraki u propozua kryetar i Komisionit për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini. Në përbërjen e tij janë edhe Edona Lalloshi, Bylbyl Sokoli, Adriana Matoshi dhe Armend Baloku.

16. Për kryetar të Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur u propozua Arton Konushevci. Anëtarë do të jenë Adnan Rrustemi, Osman Musliu, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Sulejman Meholli.

të fundit

House fire in England kills mother and three children, leaving family devastated

Një nënë dhe tre fëmijët e saj, 16, 8 dhe 7 vjeç, kanë humbur jetën në një zjarr tragjik në…

47 seconds ago

LDK proposes its representatives for 16 parliamentary committees

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar emrat e deputetëve për përbërjen e 16 komisioneve parlamentare. Kjo parti do të ketë…

2 minutes ago

Besian Mustafa was absent from the vote on the Assembly’s declaration regarding the Specialist Chambers’ verdict

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Deklaratën lidhur me aktgjykimin e…

2 minutes ago

Will the law on the Special Court undergo changes?

Parlamenti i Kosovës miratoi me një shumicë prej 99 votash një deklaratë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Kosovës…

2 minutes ago

VV takes leadership of eight parliamentary committees

Lëvizja Vetëvendosje sot në seancë ka paraqitur emrat e deputetëve që do ta përfaqësojnë grupin parlamentar në komisionet e Kuvendit…

3 minutes ago

Trial in Kumanovo: Trajko Bojkovski admits to three of four murders of women

Trajko Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje në zonën e Staro Nagoriçane, pranoi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore…

4 minutes ago