Categories: kosovë

LDK-ja në Rahovec kërkon proces zgjedhor të brendshëm në të gjitha nivelet

Përmes një komunikate të publikuar në Facebook, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar që partia të kalojë në një proces të përgjithshëm zgjedhor në çdo nivel organizativ, duke nisur nga nëndegët dhe deri te kryetari i partisë.

Në njoftimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec thuhet se në mbledhjen e mbajtur më 26.06.2026, mes çështjeve të shqyrtuara ishte edhe analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, si në Komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec njofton se Kryesia e Degës, me unanimitet të anëtarëve të pranishëm, ka vendosur që, duke marrë përgjegjësi për këtë rezultat zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të hyjë në një proces të përgjithshëm zgjedhor, nga nëndegët deri te Kryetari i LDK-së.

Sipas njoftimit, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 pritjet e Degës dhe të aktivistëve kanë qenë për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke pasur parasysh rezultatin e dobët zgjedhor në përgjithësi, e në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec e konsideron të domosdoshme organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Në të njëjtin njoftim theksohet se vetëm përmes një procesi të tillë gjithëpërfshirës, statutar dhe transparent do të garantohej një LDK e fortë.

Tags: ldkrahoevc

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

59 minutes ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

1 hour ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

2 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

2 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

2 hours ago