Categories: kosovë

Dega e LDK-së në Rahovec kërkon zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet e partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec ka dalë me kërkesë që partia të hyjë në zgjedhje të përgjithshme të brendshme, nga niveli i nëndegëve e deri te kryetari i LDK-së, pas shqyrtimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

Në një njoftim publik, kjo degë ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së mbajtur më 26 qershor është analizuar performanca zgjedhore si në Komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Rahovec, në mbledhjen e mbajtur më 26.06.2026, ndër të tjera e analizoi rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, si në Komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Degës së LDK-së në Rahovec, Kryesia ka marrë vendim unanim që, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e arritur, partia duhet t’i nënshtrohet një procesi të përgjithshëm zgjedhor.

“Me unanimitet të anëtarëve prezentë të Kryesisë së Degës, vendos që duke marrë përgjegjësinë për këtë rezultat zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i hyjë procesit të përgjithshëm zgjedhor, nga nëndegët deri tek Kryetari i LDK-së”, thuhet më tej.

Kjo degë ka vlerësuar se pritshmëritë e strukturave dhe aktivistëve të saj për zgjedhjet e fundit kanë qenë më të larta, ndërsa rezultati i arritur është konsideruar i pamjaftueshëm.

“Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, pritjet e Degës dhe aktivistëve ishin për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet”, thuhet në reagim.

Sipas këtij subjekti politik në Rahovec, forcimi i LDK-së mund të arrihet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, statutar dhe transparent.

“Vetëm përmes këtij procesi të tillë gjithëpërfshirës, statutar dhe transparent do të garantohej një LDK e fortë”, përfundon njoftimi.

të fundit

Deri në vitin 2035 Maroku synon të prodhojë brenda vendit 40% të pajisjeve të nevojshme ushtarake dhe angazhon 400 milionë dollarë për industrinë e mbrojtjes

Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…

2 minutes ago

Partizani përgatitet për Vllazninë, Karoglan vendos theksin te detyrat individuale

Mislav KaroglanSkuadra e Partizanit ka mbyllur stërvitjen e ditës së sotme, ndërsa klubi ka prezantuar pamje në rrjetet sociale [...]Read…

2 minutes ago

Rodri me pesimizëm të skajshëm: “As 1 për qind shanse nuk kemi për ta fituar Ligën e Kampionëve

Rodri ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me gjasat e Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke thënë se…

8 minutes ago

Hajrulla Çeku konsultohet me studentët e Gjilanit për Strategjinë e Arsimit 2035+

Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…

11 minutes ago

Shehaj shkon me urgjencë në spital dhe denoncon presionin e policisë së Komisariatit nr.1 ndaj 23-vjeçarit që rrëfeu dhunën

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…

19 minutes ago

Conte zbulon kushtet për një rikthim të mundshëm te Juventusi

Antonio Conte ka lënë të kuptohet se një rikthim te Juventusi mund të ndodhë në të ardhmen. Trajneri italian, i…

26 minutes ago