kosovë

Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak tha të hënën se gjatë kësaj jave në Bruksel pritet të mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur.

“Përsëri në Bruksel, përqendrimi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, shkroi zoti Lajçak në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Takimi pritet të mbahet gati një muaj pasi kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, u pajtuan për zbatimin e deklaratës mbi personat e zhdukur, që ishte pjesë e marrëveshjes së arritur vitin 2023 në Bruksel dhe në Ohër.

Në maj të vitit të 2023 udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës u zotuan për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të rreth një mijë e 600 personave për të cilët nuk dihet asgjë 25 vjet pas luftës.

Në deklaratë thuhet se palët do të “bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e vendvarrezave dhe të angazhohen në gërmimin e tyre, të sigurojnë qasje të plotë në informata të besueshme e të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës kohore nga një janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000”.

Kjo, sipas deklaratës përfshinë “të gjitha materialet, shkrimet, urdhrat, dokumentet, regjistrimet dhe çfarëdo lloj dokumenti tjetër, përfshirë edhe ato që cilësohen si të klasifikuara nga institucionet përkatëse të të dyja palëve”.

Takimi i kësaj jave që duket të jetë i fundit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm evropian Miroslav Lajçak, është pjesë e përpjekjeve evropiane për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve që lidhet ngushtë me aspiratat integruese të të dyja palëve.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha të dielën në një interviste për gazetën proqeveritare serbe Kurir, se ekziston një rrugë normale evropiane për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se me një Bashkimi Evropian më aktiv në rajon, “të dyja vendet e kuptojnë se mund të bëjnë disa gjëra për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

Ata duhet ta bëjnë këtë për hir të integrimit të tyre evropian, jo si pjesë e disa negociatave të posaçme”.

I pyetur nëse do të jetë e mundur që serbët e Kosovës të jetojnë normalisht derisa kryeministri Albin Kurti është në pushtet, zoti O’Brien tha: “mendoj që po”, duke theksuar se pothuajse çdo shteti evropian i është dashur të përballet me një çështje të tillë, një komunitet që ndihet i lidhur me një shtet fqinj për shkak të lidhjeve kombëtare, fetare ose historike.

“Sot, falë punës shumë të suksesshme të Miroslav Lajçakut dhe ekipit të tij në dialog, ka skica të një zgjidhjeje për jetën e serbëve në Kosovë me respekt për ta si komunitet, në mënyrë që ata të jetojnë normalisht ashtu si p.sh. , gjermanët në Itali ose holandezët në Belgjikë. Është një gjë normale në gjithë Evropën”, tha zoti O’Brien.

Në fund të vitit të kaluar ministrat e Bashkimit Evropian në një tekst me përfundimet mbi procesin e zgjerimit u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, duke theksuar se ky është kusht për përparimin e tyre në procesin e integrimit në bllok.

Nga Kosova kërkohet që të nisë pa vonesa themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq nga Serbia të njohë dokumentet dhe simbolet e Kosovës.

Këto kërkesa janë pjesë e marrëveshjes së arritur gati dy vjet më parë zbatimi i së cilës, me gjithë trysninë perëndimore, deri tani ka ngecur./VOA

Tags: kosovelajcak

të fundit

The giant tax evasion scheme in Greece: €206 million in debt, companies opened under other names and invoices issued after death

Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…

26 minutes ago

Edhe në Londër kërkohet dorëheqja e Ramës, diaspora proteston kundër zhvillimeve në Shqipëri

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…

26 minutes ago

Gadi Eisenkot, the general seeking to defeat Netanyahu: from losing his son and two grandchildren in Gaza to the Dahiya Doctrine

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

26 minutes ago

Serious collision between two trains in Egypt: 4 dead and more than 90 injured

Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…

26 minutes ago

Unresolved applications for the privatization of state-owned land to be reviewed further

Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…

26 minutes ago

Bassuener për Telegrafin: Beogradi, qendra kryesore e operacioneve informative ruse në Ballkan

Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…

31 minutes ago