kosovë

Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur

Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ta sqaruar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Sorensen e konfirmoi në një komunikatë të premten se Kosova dhe Serbia e zhvilluan takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur të enjten në Bruksel.

Të lidhura

None found

“Bashkimi Evropian ka pritshmëri të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur tepër gjatë për përgjigje”, tha ai.

Afër 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë – nga lufta e viteve 1998-’99.

Ai sqaroi se palët kishin arritur pajtueshmëri për themelimin e këtij komisioni në dhjetor të vitit 2024, informon Radio Evropa e Lirë.

Komisioni buron nga Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia më 2023 në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Sorensen tha të premten se qëllimi i komisionit të përbashkët është ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj deklarate, “e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të ofrojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtim dhe paqe të qëndrueshme”.

Sorensen zhvilloi bisedime të gjata veç e veç me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq të enjten në Bruksel.

Në fund të atyre takimeve, në orët e mbrëmjes ai e mbajti takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët.

Pas takimeve, Bislimi tha se “qëllimi ishte që të arrijmë pajtim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin”.

“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv”, shtoi Bislimi.

Ndërkaq, Petar Petkoviç tha se ky ishte “takimi i parë i komisionit të përbashkët për zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur”.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse dhe shpresoj që pas këtij takimi të parë të përshpejtohen të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur”, tha Petkoviç.

të fundit

Kristjan Asllani mbetet i mahnitur nga supergoli i Muçit: Nuk gjej fjalë

Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 -…

12 seconds ago

Muçi pas golit ndaj Finlandës: Shpresoj që Salah të më rekomandojë te Liverpooli

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës, duke shënuar një eurogol në triumfin 2-0…

30 seconds ago

Qazim Laçi pas fitores ndaj Finlandës: Kemi luajtur mirë dhe mund të shënonim më shumë

Shqipëria ia doli të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 -…

7 minutes ago

Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

8 minutes ago

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

18 minutes ago

Golat e tillë janë karakteristikë e Muçit”, Rolando Maran evidenton problemin që ende kanë kuqezinjtë: S’mund t’ia lejojmë vetes rënien e ritmit

Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj…

18 minutes ago