“Ky person ishte infiltruar nga Serbia në nivelet e larta të UÇK-së”: Përplasje në Hagë për provat e reja të Prokurorisë

Nacionale ka raportuar ditë më parë lidhur me disa prova të reja që ka propozuar Prokuroria e Specializuar në Hagë, të cilat i takojnë zonës së Llapit.

Këto prova, ZPS-ja e konfirmonte edhe vet se i ka siguruar nga autoritetet serbe, të cilat i kishin marrë gjatë bastisjeve nëpër shtabet e zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pranimi i disa materialeve si prova është shqyrtuar edhe në seancën e kësaj jave që u mbajt në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka pasur ankesa lidhur me vërtetësinë dhe mënyrën se si janë siguruar këto prova. Sipas tij, disa prej materialeve janë nxjerrë nga Agjencitë Sekrete të Serbisë.

“E dyta që kam është që mu dha mundësia që ta verifikojë këtë deklaratë tani se gjendet online, burimi vërtetë duket se është Shërbimi i Zbulimit Serb për këtë dokument. Unë do të thosha që ka pasur prova që janë paraqitur nga ky trup gjykues për fabrikimin e provave nga Zbulimi Serb. Pra të gjitha këto janë faktorë të cilët duhet mbajtur parasysh. Fakti që dokumenti pretendon të jetë ai që është i barasvlershme me deklaratën e dëshmitarit që tashme ju e keni në dispozicion nga ky gjykim që edhe gjatë pyetjeve që i bëmë ne doli që nuk ishte ashtu”, tha avokati i Thaçit.

Avokati Misetiq mes tjerash, përmendi një person të infiltruar nga Shërbimet Sekrete të Serbisë, i cili kishte arritur të shkonte deri në nivele të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo duke e ndërlidhur këto dëshmi, me materialet që janë siguruar nëpërmjet autoriteteve serbe. /nacionale/


Shtuar 23.03.2024 15:19