Kuvendi i Kosovës votoi krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt. Nisma, e propozuar nga deputetja Arbërie Nagavci, u miratua me 90 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime.
Komisioni do të analizojë mënyrën se si institucionet vepruan për mbrojtjen e Arlindës, do të shqyrtojë nëse ka pasur neglizhencë dhe do të përcaktojë përgjegjësitë. Në përfundim, ai pritet të paraqesë edhe rekomandime për parandalimin e përsëritjes së rasteve të ngjashme.
None found
Në seancë nuk morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe kryeministri Albin Kurti. Qeveria nuk ka dhënë arsye për mungesën e tyre. Ndërkohë, protestuesit që do të mblidhen sërish sot në Prishtinë kërkojnë pikërisht dorëheqjen e dy ministrave.
Donika Gërvalla ende nuk ka reaguar publikisht ndaj kërkesave për dorëheqje. Gjatë mbrëmjes së kaluar, kur protesta ishte duke vazhduar, ajo publikoi në Facebook një shkrim për marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me transferimin e personave të dënuar.
Qëndrimi i fundit i saj për rastin daton më 26 tetor, kur foli në Kuvend. Gërvalla deklaroi se Arlinda i ishte drejtuar drejtësisë dhe jo qeverisë, ndërsa theksoi se ministrja nuk ka kompetencë të shkarkojë prokurorë ose gjyqtarë.
Në një zhvillim tjetër, Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi pezullimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe të prokurores së rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri. Për të dyja janë hapur procedura disiplinore.
Pezullimi u rekomandua nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, pas gjetjeve lidhur me veprimet dhe mosveprimet në këtë rast. Megjithatë, masa e pezullimit nuk nënkupton se përgjegjësia është vërtetuar.
Partitë opozitare kërkuan llogari nga qeveria dhe kryeministri. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se “deklaratat pas tragjedive nuk mjaftojnë” dhe se përgjegjësia duhet të shkojë deri te niveli politik.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se ishte tronditur nga veprimet e policisë në rastin e Pejës. Ndërsa AAK e përshkroi trajtimin e çështjes si “menaxhim fatal” dhe u shpreh në mbështetje të dorëheqjes së të dy ministrave.
Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar dy ministrive që deri sot në orën 18:00 të dorëzojnë një raport të plotë mbi lëshimet institucionale. Ai ka deklaruar se raportet do t’i publikojë.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të…
Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…
Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…