Qytetarë dhe protestues janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në pritje të konferencës së përbashkët të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës.
Konferenca e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme është planifikuar të nisë në orën 09:00. Protestuesit kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
None found
Një ditë më herët, Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se kishte marrë raportet e detajuara të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mënyrën se si ishte trajtuar rasti i viktimës.
Në njoftim thuhet se dokumentet do t’i nënshtrohen analizës për të përcaktuar nëse ka pasur lëshime, neglizhencë, mosreagim apo përgjegjësi të mundshme nga institucionet.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Gërvalla dhe Sveçla do të prezantojnë qëndrimet lidhur me këto raporte dhe hapat që do të ndërmerren më tej.
Ndërsa pritet nisja e konferencës, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para objektit qeveritar, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse për trajtimin e rastit të japin llogari.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka shkaktuar protesta dhe reagime të shumta në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë janë suspenduar pas gjetjeve të…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se raporti tregon që Qendra për Punë Sociale në Pejë pavarësisht se ishte në…
MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, NJPB Dellçevë zbardhi disa vjedhje të kryera në markete në…
Opozita ka refuzuar ftesën e Presidentit, Bajram Begaj, për konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit…
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot një konferencë të…