Categories: kosovë

Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme, kërkesa dorëzohet nga Nagavci

Arbërie Nagavci ka paraqitur, në emër të deputetëve nënshkrues, kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të hënën, më 5 tetor, në orën 09:00. Dokumenti i kërkesës është siguruar nga gazeta “Bota Sot”.

Të lidhura

None found

Rendi i ditës përmban gjithsej pesë pika. Mes tyre është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Gjithashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë tri projektligje që lidhen me ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian, si dhe një marrëveshje kredie me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “XXI” në Kosovë.

Para fillimit të seancës plenare, në orën 08:00, pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion. Në agjendën e tij është paraparë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kërkesa mban datën 4 tetor 2026 dhe është dorëzuar nga Arbërie Nagavci në emër të deputetëve që e kanë nënshkruar.

të fundit

Porsche riorienton biznesin: synon më pak prodhim dhe fitime më të larta

Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…

4 seconds ago

Lassa sjell modelet e reja të gomave dimërore për sezonin 2026–2027

Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…

29 seconds ago

VIDEO/ Taulant Balla i ashpër ndaj protestuesve: Nuk janë qytetarë normalë, por huliganë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit u tregua i…

3 minutes ago

Nagavci kërkon nga PDK-ja të sqarojë ndryshimet e propozuara për Ligjin për Specialen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me…

4 minutes ago

Zulfaj: All reforms will be implemented, Kosovo aims to secure €882 million from the EU

Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do…

10 minutes ago

Përparim Rama enters the race to lead the LDK as clash over the party’s future intensifies

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve…

10 minutes ago