Categories: kosovë

Kuvendi i Kosovës rifillon sot përpjekjet për konstituim pas bllokadës

Pas një bllokade institucionale që ka zgjatur më shumë se një muaj, Kuvendi i Kosovës pritet ta rifillojë sot procesin e konstituimit. Seanca e ndërprerë është caktuar të vazhdojë të mërkurën në orën 11:00.

Të lidhura

None found

Për pjesëmarrje në këtë seancë janë shprehur Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Aleanca, ndërkaq, ka njoftuar se do ta bojkotojë atë.

Çështja kryesore mbetet sigurimi i shumicës së nevojshme për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Roli i LVV-së shihet si përcaktues për ecurinë e mëtejshme të procedurave. Kjo parti, e cila doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit, ka numrin më të madh të deputetëve dhe mbetet faktori kryesor në votimin e udhëheqjes së Kuvendit.

Albin Kurti, kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë, kishte thënë më herët se subjekti i tij nuk kishte arritur marrëveshje me partitë e tjera për përbërjen e kryesisë së Kuvendit.

Pas mbledhjes së PDK-së, kryetari i saj, Bedri Hamza, konfirmoi se deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm në seancën e së mërkurës.

Hamza ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm dhe se Kosovës i duhet që institucionet e saj të funksionalizohen sa më shpejt.

“Të gjitha veprimet që ne i ndërmarrim këto ditë ndërlidhen edhe me datën 16 shtator. Ne jemi të bindur se në këtë kohë Kosova ka nevojë që të ketë Kuvend të konstituuar”, ka deklaruar Hamza.

PDK-ja ka bërë të ditur se për postin e nënkryetares së Kuvendit do të propozojë Vlora Çitakun. Sipas kësaj partie, kandidatura është paraqitur brenda afatit të përcaktuar.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe LDK-ja. Deputetja Jehona Lushtaku, pas takimit të grupit parlamentar, tha se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë dhe do të ndihmojnë në përmbylljen e procesit.

“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Lushtaku.

Aleanca ka zgjedhur një qëndrim të kundërt me LVV-në, PDK-në dhe LDK-në, duke vendosur të mos marrë pjesë në seancë.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se vendimi për bojkot ishte mbështetur nga shumica dërrmuese e deputetëve dhe e anëtarëve të kryesisë.

Gjini tha se pjesëmarrja në seancë do të nënkuptonte legjitimimin e asaj që ai e quajti “shkelje të vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës” nga partia që fitoi zgjedhjet.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan më 7 qershor, ndërsa rezultatet e tyre u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 8 korrik.

Gjykata Kushtetuese kishte interpretuar se Kuvendi duhej të konstituohej brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, çka nënkuptonte se afati i fundit ishte 7 gushti.

Seanca e parë e legjislaturës së re ishte thirrur më 6 gusht nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Megjithatë, dështimi për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e la procesin të papërfunduar.

Më 8 gusht, seanca vazhdoi nën drejtimin e Avni Deharit, por as kjo përpjekje nuk prodhoi rezultat. Albin Kurti kërkoi më shumë kohë për të vijuar negociatat me partitë e tjera dhe seanca u ndërpre pa një datë të re vazhdimi.

Pas javësh presioni politik dhe kërkesash të përsëritura nga partitë opozitare për rikthimin e procedurave, Avni Dehari njoftoi më 4 shtator se seanca do të vazhdonte më 9 shtator.

Kriza institucionale u shoqërua edhe me një zhvillim politik lidhur me zgjedhjen e presidentit. Më 31 gusht, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftuan se kishin arritur marrëveshje për një kandidat të përbashkët.

Kandidati i propozuar është Bekim Sejdiu, ish-diplomat dhe ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, gjashtë deputetë të LDK-së nuk e kanë mbështetur këtë marrëveshje, duke e bërë të pasigurt edhe procesin e zgjedhjes së presidentit.

të fundit

Ursula von der Leyen to visit Skopje on Friday

Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…

6 minutes ago

Filipçe warns: Macedonia at risk of being isolated from the European path

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…

7 minutes ago

Tenth night of the “Not in my name” protest in Prishtina, support for the KLA and its leaders in The Hague

Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

9 minutes ago

Konjufca in New York: The ruling against former KLA leaders must be corrected

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e…

9 minutes ago

Enio Jaço raises the alarm over developments in the country: Balluku facing accusations, Vlora Hyseni under arrest and investigations into ties between crime…

Zhvillimet e fundit në vend kanë sjellë një reagim nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili…

10 minutes ago

Did Hitler kill his niece? Shocking archival documents reopen the nearly 100-year-old mystery

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…

10 minutes ago