Për të 39-tën herë radhazi, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Lidhur me këtë ngërç politik, ka folur anëtarib i kryesisë së partisë Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Zaimi teksa ishte i ftuar në emisionin “Noë” nën drejtimin e Erla Mhillit.
Arbër Zaimi është shprehur se përgjegjësia duhet të kërkohet te deptuetët e Kuvendit, të cilët nuk pranojnë të votojnë Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozuar nga partia e parë në vendm pra Vetëvendosja.
None found
Sakaq, ai ka folur dhe për reagimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka dhënë një afat prej 30 ditësh për krijimin e qeverisë, por nuk ka thënë se çfarë do të ndodhë nëse kjo nuk arrihet.
“Përgjegjësia duhet të gjendet te deputetët. Rexzultati është i qartë. Ne kemi një forcë të parë dhe nuk kemi një forcë të dytë që të jetë shumë afër të parës që të ketë diskutime. Dy forcat e tjera janë më pak se gjysma e Vetëvendosjes. Në këtë situatë për shkak edhe të precedentëve e që janë në Kosovë dhe të vendimeve që janë marrë në Gjykatën kushtetuese, forca e parë ka të drejtën ekskluzive për të propozuar kryetar për kuvendin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon afate për këtë gjë.
Vetëvendosja hyri në zgjedhje me idenë që do e formonte qeverinë vetëm. U propozua kandidati nga ana e Vetëvendosjes, nuk u votua, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës, i vendosur atje për shkak të moshës, propozoi ndërrimin e metodës edhe propozoi votimin e fshehtë. 6 herë është votuar Albulena Haxhiu, pjesa tjetër ka qenë dështim i votimit të fshehtë. Kushtetuesja ka lënë 30 afat kohë, por nuk ka thënë se çfarë ndodh nëse konstituimi nuk arrihet”, tha Zaimi.
Shtetet e Bashkuara, kanë vlerësuar Shqipërinë për riatdhesimin e fundit të pesë shtetasve shqiptarë nga Siria. Përmes një reagimi të…
BDI ka reaguar sot ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…
Koreja e Jugut tronditet nga një skandal në polici, pasi një oficer në ishullin Jeju dyshohet se ka mbyllur në…
Tensionet në Evropën Lindore vijojnë të rriten për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. [...]Read More...
Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës…
Ka nisur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij,…