Kush po e mban peng Kuvendin e Kosovës? Flet anëtari i Vetëvendosjes: Rezultati është i qartë! Ne jemi forcë e parë dhe nuk ka tjetër

Për të 39-tën herë radhazi, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Lidhur me këtë ngërç politik, ka folur anëtarib i kryesisë së partisë Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Zaimi teksa ishte i ftuar në emisionin “Noë” nën drejtimin e Erla Mhillit.

Arbër Zaimi është shprehur se përgjegjësia duhet të kërkohet te deptuetët e Kuvendit, të cilët nuk pranojnë të votojnë Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozuar nga partia e parë në vendm pra Vetëvendosja.

Sakaq, ai ka folur dhe për reagimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka dhënë një afat prej 30 ditësh për krijimin e qeverisë, por nuk ka thënë se çfarë do të ndodhë nëse kjo nuk arrihet.

“Përgjegjësia duhet të gjendet te deputetët. Rexzultati është i qartë. Ne kemi një forcë të parë dhe nuk kemi një forcë të dytë që të jetë shumë afër të parës që të ketë diskutime. Dy forcat e tjera janë më pak se gjysma e Vetëvendosjes. Në këtë situatë për shkak edhe të precedentëve e që janë në Kosovë dhe të vendimeve që janë marrë në Gjykatën kushtetuese, forca e parë ka të drejtën ekskluzive për të propozuar kryetar për kuvendin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon afate për këtë gjë.

Vetëvendosja hyri në zgjedhje me idenë që do e formonte qeverinë vetëm. U propozua kandidati nga ana e Vetëvendosjes, nuk u votua, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës, i vendosur atje për shkak të moshës, propozoi ndërrimin e metodës edhe propozoi votimin e fshehtë. 6 herë është votuar Albulena Haxhiu, pjesa tjetër ka qenë dështim i votimit të fshehtë. Kushtetuesja ka lënë 30 afat kohë, por nuk ka thënë se çfarë ndodh nëse konstituimi nuk arrihet”, tha Zaimi.


Shtuar 30.06.2025 23:35