Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 81 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur numërimi po shkon drejt përfundimit.

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti 282.564 vota

Glauk Konjufca 219.773 vota

Albulena Haxhiu 115.659 vota

Hekuran Murati 114.262 vota

Donika Gërvalla 103.047 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 129.667 vota

Arian Tahiri 58.783 vota

Përparim Gruda 54.693 vota

Uran Ismaili 43.416 vota

Sala Jashari 40.212 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 63.738 vota

Hykmete Bajrami 39.939 vota

Ukë Rugova 35.131 vota

Avdullah Hoti 32.068 vota

Doarsa Kica Xhelili 30.968 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 21.303 vota

Igor Simiq 20.186 vota

Liljana Stefanoviq 19.539 vota

Millan Kostiq 16.351 vota

Nemanja Bishevac 16.114 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 33.174 vota

Daut Haradinaj 19.930 vota

Besnik Tahiri 19.631 vota

Bekë Berisha 14.294 vota

Agim Çeku 13.260 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL


Shtuar 1.01.2026 22:15