Categories: kosovë

Kush do t’i thërrasë zgjedhjet nëse dështon zgjedhja e presidentit? Ja çfarë thotë Kadri Kryeziu

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të marrë një interpretim mbi ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk zgjedh presidentin e ri.

Të lidhura

None found

Kërkesa është paraqitur më 5 tetor dhe është konfirmuar nga Zyra e Presidentes më 6 tetor, datë kjo që shënon edhe përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës së Presidentes, Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë mënyrën dhe autoritetin që do t’i ushtrojë kompetencat e domosdoshme presidenciale në rast se mandati gjashtëmujor i ushtrueses së detyrës përfundon pa u zgjedhur pasuesi i saj.

Në këtë situatë mbetet pezull edhe çështja se kush do t’i shpallë zgjedhjet, nëse mandati i ushtrueses së detyrës së presidentes përfundon pa zgjedhjen e një presidenti të ri.

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kjo çështje tashmë është dërguar për shqyrtim në këtë institucion, i cili duhet të japë sqarimin përkatës.

“Është bërë pyetja në Gjykatën Kushtetuese, ajo ka për detyrë të sqarojë situatën, përndryshe ka zbrazëtira juridiko-kushtetuese për këtë rast të paprecedent në Republikën e Kosovës”, tha ai për “Bota sot”.

Rëndësia e kësaj çështjeje lidhet edhe me pasojat kushtetuese që mund të shkaktohen nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin. Në një rast të tillë, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

të fundit

Avokatja e Albert Sylajt: U dorëzua pas thirrjes së nënës, pasi ishte në rrezik të vetëvritej

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen…

9 minutes ago

KPK-ja pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…

9 minutes ago

KPC reviews Arlinda Zekaj murder case in closed meeting

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…

16 minutes ago

Leonard Ademaj calls for life imprisonment for all those accused of Liridona Ademaj’s murder

Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore…

16 minutes ago

Opposition opposes budget revision: Aims to cover the cost of the 13th-month salary

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca, kanë shprehur kundërshtimin ndaj shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…

17 minutes ago

Murati clarifies when the 13th salary for 2026 will be paid

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është…

17 minutes ago