“Kurtit ia besova plotësisht dialogun”/ Osmani: E vetmja Presidente që s’dërgova përfaqësues, për marrëveshjet kuptoja nga mediat

Presidentaja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka qenë e vetmja Presidente që s’ka dërguar përfaqësues në Dialog, por kishte besim të plotë tek Kryeministri Albin Kurti. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se edhe presidenti Thaçi dhe presidentja Jahjaga, kanë pasur përfaqësuesit e tyre, ndërsa vetë Osmani nuk ka dërguar përfaqësues, por pavarsisht kësaj, Presidentja theksoi se marrëveshjet i ka kuptuar nga mediat.

“Unë ja kam besuar plotësisht udhëheqjen e dialogut Kryeministrit dhe kam qenë presidentja e parë dhe e vetme që nuk kam dërguar përfaqësues të vetin në Dialog. Edhe presidenti Thaçi ka pas përfaqësuesin e vet në Dialog, edhe presidentja Jahjaga e ka pas.

Përkundër faktit që unë pastaj marrëveshjet i kam kuptuar nga mediat. Për shumë gjëra që ai është pajtuar e ka ditë paraprakisht që une nuk pajtohem me ato qëndrime por nuk i kam ndërhyrë në punë”, shtoi Osmani.


Shtuar 9.03.2026 22:07

Tags: ,