kosovë

Kurti: Ushtarakët e FSK-së, në krah të mijëra ushtarakëve të 25 vendeve të NATO-s

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023].

Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe”, që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës.

Të lidhura

None found

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe figura të tjera publike.

Duke ju drejtuar ushtarëve të FSK-së, Osmani tha se ata janë “gardianë të paqes dhe sigurisë, në një botë gjithnjë e më komplekse dhe në zhvillime gjithnjë e më sfiduese”.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë që forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që i kultivojmë”, tha ajo.

Ndërsa, Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Mbi 1.300 ushtarakë të FSK-së do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ministri Mehaj tha se Kosova do të jetë vendi i katërt – me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje – në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse.

Ambasadori Hovenier tha se derisa agresioni rus i Ukrainës po vazhdon, është veçanërisht e rëndësishme të vihet në pah një ushtrim si “Defender Europe 2023”.

“Një ndër qëllimet e kësaj stërvitje është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së për të zbatuar shpejt trupat dhe pajisjet e gatshme për luftë, për të siguruar aleatët, për parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen në Evropë dhe për ta mbrojtur këtë kontinent nga agresioni”, tha ambasadori amerikan.

Sipas tij, stërvitjet kanë edhe një qëllim tjetër “që të shfaqë përkushtimin e aleatëve dhe partnerëve tanë evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”.

Ai tha se 9 mijë ushtarakë amerikanë do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 2023”.

Pas fjalëve hyrëse, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së.

Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t’i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë.

Në vitin 2021, Shqipëria ka qenë nikoqire e këtyre stërvitjeve ushtarake.

Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja.

Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit./?EL

Tags: Albin Kurti

të fundit

Bylis shkëlqen në testin miqësor, mposht Apoloninë me një fitore të thellë 4-1

Bylis - ApoloniaPas rënies nga “Abissnet Superiore”, Bylis po rimëkëmbet, teksa ka nisur përgatitjet për sezonin e ri ku do…

2 minutes ago

Rokas: Ndikimi politik në drejtësi, pengesë serioze për Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ka shprehur shqetësim për ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor, duke…

5 minutes ago

Jurgen Klopp emërohet zyrtarisht në krye të kombëtares gjermane

Trajneri i famshëm i futbollit, Jurgen Klopp është bërë zyrtarisht trajneri i ri i ekipit kombëtar gjerman, konfirmoi sot (e…

12 minutes ago

Pezullohet vendimi i UNESCO-s për përfshirjen e Rajonit të Ohrit në listën e rrezikut, shteti ka afat pesë vjet për masat mbrojtëse

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka vendosur të mos e përfshijë Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore…

19 minutes ago

Sami Lushtaku shprehet i pafajshëm, pretendon se EULEX-i e ka persekutuar padrejtësisht për vite me radhë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të bashkakuzuarit Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri,…

21 minutes ago

Takimi lamtumirës i Haxhiut me ambasadorin Angılı: Vlerësim për forcimin e lidhjeve Kosovë-Turqi

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në…

21 minutes ago