Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Albin Kurti është zotuar se do përkrahte kandidaturën e saj dhe madje i ka thënë që është edhe Presidentja më e mirë e shekullit 21. E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se edhe para edhe pas zgjedhjeve Kurti i ka pas këto vlerësime për të. Osmani foli gjithashtu edhe votat e 14 shkurt 2021, ku Kurti u zgjodh kryeministër dhe Vjosa Presidente dhe udhëhoqën vendin së bashku.
“Ka qenë vetë zotimi i kryeministrit Kurti që do më përkrahte në një kauzë të tillë e cila është në interes të Kosovës, duke e kualifikuar vetë që bashkimi ynë si binom është diçka për të cilën Republika jonë ka nevojë akoma…Po flas për diskutimet tona.
14 shkurt 2021 ne morëm mbi 400 mijë vota bashkë dhe atëherë kryeministri u zgjodh kryeministër dhe me votat e përbashkëta që i morëm unë u zgjodha presidente dhe udhëhoqëm këtë vend së bashku”, tha Osmani.


