kosovë

Kurti takon në Mynih admiralin amerikan të NATO’s, flasin për situatën e sigurisë në kufirin Kosovë-Serbi

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, është duke zhvilluar një mori takimesh.

Ai ka takuar edhe Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Të lidhura

None found

Kurti para Munsch ka shprehur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike.

“Diskutuan për situatën e sigurisë në vend, me theks te siguria e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes me KFOR-in. Kryeministri Kurti tha se ka komunikim të rregullt me komandantin e KFOR-it në Kosovë, dhe se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në synimin e saj për anëtarësim në NATO, duke veçuar faktin që Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje në përputhje me kriterin e NATO-s prej 2% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti ka shprehur falënderim ndaj admiralit Munsch dhe NATO-s për bashkëpunimin e afërt, kontributin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se autorët e këtij sulmi ende janë të lirë në Serbi.

të fundit

BDI kërkon heqjen e menjëhershme të tabelës pa gjuhën shqipe në Shkup dhe paralajmëron padi

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje kryetarit të Bashkisë së Shkupit që ta largojë tabelën e mirëseardhjes dhe ta…

7 minutes ago

Raporti për Reformën Territoriale/ PD bllokon foltoren e Kuvendit! Balla kërkon kalimin në votim pa diskutime, pas pushimit miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama

Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë mes pozitës dhe opozitës, shkaktuan diskutime të forta dhe akuza. Debatet arritën kulmin për raportin…

9 minutes ago

Projekti “Eksperti” i Telegrafit përmbyllet me ceremoni madhështore, nderohen fituesit e çmimeve pas Botërorit 2026

Telegrafi organizoi me sukses eventin përmbyllës të lojës shpërblyese “Eksperti”, duke kurorëzuar një projekt gjashtëjavor që shoqëroi Kampionatin Botëror 2026…

12 minutes ago

Afati për aplikimin në Pagesat Direkte 2026 shtyhet deri më 31 korrik, vendos Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur të enjten se ka zgjatur edhe për 10 ditë afatin për aplikim në…

12 minutes ago

Pesë frutat që sigurojnë hidratim optimal në vapën e verës

Gjatë ditëve të nxehta të verës, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersitjes, ndaj hidratimi bëhet më i rëndësishëm se…

13 minutes ago

Testi i ri i gjakut premton parashikimin e rrezikut për Alzheimer

Të moshuarit e shëndetshëm në aspektin njohës me nivele të larta të një biomarkeri të quajtur p-tau217 në gjakun e…

18 minutes ago