Categories: kosovë

Afati për aplikimin në Pagesat Direkte 2026 shtyhet deri më 31 korrik, vendos Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë njoftoi të enjten se fermerët kanë tani dhjetë ditë shtesë për të kryer aplikimet në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2026, duke iu dhënë mundësi që të përmbyllin të gjitha procedurat e nevojshme.

Të lidhura

None found

Ministri Armend Muja ka nënshkruar vendimin që ka hyrë në fuqi më 22 korrik dhe përcakton se afati përfundimtar i aplikimit do të jetë data 31 korrik 2026, në orën 16:00.

Fermerët mund të paraqesin kërkesat e tyre pranë Drejtorive Komunale për Bujqësi në secilën komunë.

Në një komunikatë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) sqaroi se për vitin 2026, Programi i Pagesave Direkte ka pësuar një rikonceptim për t’u përshtatur gradualisht me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së dhe tashmë mbështetet në katër kolona kryesore.

Këto përfshijnë pagesën bazë për të ardhurat e fermerëve, e përllogaritur mbi sipërfaqen e tokës bujqësore të pranueshme; pagesat rishpërndarëse që synojnë hektarët e parë të fermës dhe fermerët e sapo hyrë në sektor; pagesat e lidhura me prodhimin dhe cilësinë për degët prioritare të bujqësisë dhe blegtorisë; si dhe eko-skemat për bujqësinë organike dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore.

Ministria u bën apel të gjithë fermerëve që ende nuk kanë dorëzuar dokumentacionin, që të shfrytëzojnë këtë zgjatje dhe të aplikojnë sipas kategorisë së mbështetjes që kërkojnë.

Gjithashtu, ministria rikujton se kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentet e nevojshme ndryshojnë në varësi të sektorit dhe masës përkatëse, teksa verifikimet administrative dhe inspektimet në terren do të zhvillohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesat Direkte në Bujqësi.

Për çdo informacion shtesë rreth kritereve, dokumentacionit apo procedurave, fermerët inkurajohen të kontaktojnë MBPZhR-në, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ose Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

të fundit

Rusia investon mbi 2 trilionë rubla në kërkimet kundër plakjes, me vajzën e Putinit në një rol kyç

Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur…

11 minutes ago

Shqipërisë i mjafton një barazim me Bjellorusinë për vendin e parë në grup

Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së…

12 minutes ago

AS Senjak mohon të ketë marrë kredi nga Alta Banka në Serbi

Kompania "AS Senjak" ka reaguar ndaj pres konferencave të VLEN duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kredi nga Alta…

13 minutes ago

SpaceX shënon një arritje historike: Mechazilla kap për herë të parë Starship pas kthimit nga hapësira

Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…

30 minutes ago

Francë, sulmi kibernetik ndaj Maileva-s prek të dhënat e mbi 22 milionë personave

Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…

30 minutes ago

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje para se të vritej: shkeljet që nxori në pah inspektimi në Pejë

Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…

32 minutes ago