Categories: kosovë

Kurti takohet me ambasadorin Hargreaves, vlerësohet puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Të lidhura

None found

Takimi u mbajt një ditë pas votimit të Qeverisë së re, ndërsa, sipas Zyrës së Kryeministrit, ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kurtin për përparimin e bërë deri tani në krijimin e institucioneve.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme e të palëkundur që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Sipas ZKM-së, palët diskutuan gjithashtu për nevojën e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe zhvillimet aktuale, si dhe për raportet dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në ekonomi, digjitalizim, teknologji të informacionit, mbrojtje, energji dhe luftën kundër dezinformimit.

të fundit

Zero keqardhje për humbjen, në Durrës fitojmë”, Edlir Tetova sfidon Egnatian pas duelit në Rrogozhinë

Edlir TetovaEdlir Tetova dha një paralajmërim të fortë për mediat, pas duelit me Egnatian e cila përfundoi me humbje për…

5 minutes ago

Tornike Kvaratskhelia shkëlqen me dy gola, festimi i tij i kushtohet vëllait Khvicha

Mbiemri Kvaratskhelia mund të bëhet sërish një emër i rëndësishëm në futbollin evropian. Tornike Kvaratskhelia, vëllai i vogël i yllit…

6 minutes ago

Pejë, protestë nesër për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gjatë ditës së nesërme do të protestohet në qytetin e Pejës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e…

16 minutes ago

Real Madridi përgatitet të rikthejë Jacobo Ramonin, i kërkuar nga gjigantët e Premier League

Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, Real Madridi pritet të aktivizojë klauzolën e riblerjes për qendërmbrojtësin të Comos, Jacobo Ramon,…

18 minutes ago

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Gjokutaj: Në vendimmarrje janë tre emra, Erioni, Gysi dhe Edi

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje…

20 minutes ago

Adelina Berisha: Institucionet duhet të japin llogari për dështimet në rastet e dhunës ndaj grave

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur për protestat e organizuara pas rastit të Arlinda Zekajt, duke…

27 minutes ago