Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se institucionet e Serbisë kanë ndaluar transferimin e më shumë se 2.1 milionë eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Sanxhakut.
Sipas Kurtit, fondet janë pjesë e dy transfereve: 304,511.16 euro të dërguara në janar të vitit 2026 dhe 1,837,511.16 euro të tjera në prill të po këtij viti. Shuma ishte paraparë për financimin e 136 projekteve në arsim, kulturë, art, sport, media dhe fusha të tjera.
None found
Ai e përshkroi këtë veprim si një tjetër shembull të diskriminimit sistematik dhe institucional që, sipas tij, po u bëhet shqiptarëve në këto treva.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës do ta vijojë përkrahjen për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak, ndërsa paralajmëroi edhe vazhdimin e angazhimit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai kërkoi që fondet të zhbllokohen dhe të kalojnë në llogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Kur fondet për libra ndalen, pasojat i përjetojnë nxënësit. Ndërsa kur pengohet mbështetja për kulturën, dëmtohet identiteti”, u shpreh Kurti.
Gjatë një takimi në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kurti priti përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit dhe studentëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri. Në takim morën pjesë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, deputeti Shaip Kamberi dhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Përfaqësuesit i treguan atij për vështirësitë me të cilat përballen, përfshirë diskriminimin sistematik e institucional, si dhe për bllokimin e ndihmës financiare të akorduar nga Qeveria e Kosovës për shqiptarët e këtyre zonave.
Kurti theksoi se kjo mbështetje është plotësisht transparente dhe se nuk ka asgjë të fshehtë apo të paqartë në mënyrën e saj të organizimit.
Për vite me radhë, financimi i projekteve në arsim, kulturë, art, sport, media dhe në organizatat e shoqërisë civile është kryer përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili është institucioni përfaqësues i shqiptarëve edhe në bazë të legjislacionit të Serbisë.
Dy transfertat e bllokuara kapin vlerën prej 304,511.16 eurosh në janar të vitit 2026 dhe 1,837,511.16 eurosh në prill 2026. Ato lidhen me 136 projekte që përfshijnë arsimin, kulturën, artin, sportin, përdorimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, median, mbështetjen për fëmijët me nevoja të veçanta, 61 familje të nxënësve që kanë humbur njërin apo të dy prindërit, si dhe programet për libra falas, praktikë profesionale dhe mbravatjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një çështje teknike. Bllokimi i parave për libra prek drejtpërdrejt nxënësit, ndalja e fondeve për kulturën dobëson identitetin, ndërsa pengimi i medias në gjuhën shqipe ngushton hapësirën publike të përdorimit të shqipes. Po ashtu, bllokimi i programeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar dobëson kapacitetin institucional të shqiptarëve në këto treva.
Gjatë takimit u ngrit edhe shqetësimi se izolimi financiar po përdoret si një mjet shtesë presioni mbi një situatë të rënduar nga nën-përfaqësimi në institucione, pengesat në punësim, mosnjohja e diplomave nga Kosova, vështirësitë në përdorimin e gjuhës shqipe dhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve atje.
Kurti vlerësoi se gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak lidhet me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë e një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Qeveria e Republikës së Kosovës, shtoi ai, do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e këtyre trevave dhe përpjekjet ndërkombëtare në funksion të të drejtave të tyre. Projektet e miratuara, sipas tij, duhet të zbatohen dhe diskriminimi nuk duhet të pranohet si normalitet.
Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese përgjatë kufirit Nepal-Tibet ka shkua r mbi 600, ndërsa operacionet frenetike të shpëtimit…
Meriton Korenica ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në fitoren e Clujit në elitën e futbollit rumun, duke regjistruar asistimin e…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serbë për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në…
Një vatër zjarri është regjistruar pak më herët në zonën mes Kroit të Madh dhe fshatit Çudhë, në Malësinë e…
Vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit…
Mickoski deklaron se për dy vite janë krijuar 17.000 vende të reja pune. VLEN ndërkohë krenohet se janë bërë rreth…