Categories: kosovë

Kurti: Shqiptarët e Luginës do të kenë mbështetje politike, materiale dhe financiare

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Qeveria e Kosovës do të vijojë të mbështesë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në nivel politik, si dhe përmes ndihmës materiale e financiare.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, Kurti vlerësoi bashkimin e subjekteve shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në Serbi. Sipas tij, shqiptarët do të garojnë përmes një liste të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”.

“Mbështetja jonë për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është e dyfishtë, politike dhe materiale-financiare. Ne synojmë që të respektohen të drejtat e tyre kombëtare, qytetare dhe njerëzore, ndërsa me përfaqësuesit e tyre mbajmë kontakte të vazhdueshme. E mirëpresim faktin që në zgjedhjet në Serbi do të paraqiten me një subjekt të përbashkët, ‘Koalicionin Shqiptar’, dhe u urojmë suksese, pasi diskriminimi ndaj shqiptarëve është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Kurti.

Kryeministri solli gjithashtu shembuj të përfaqësimit të ulët të shqiptarëve në institucionet e Luginës. Ai tha se gjatë dekadës së fundit nuk është punësuar asnjë polic i ri shqiptar, ndërsa në Spitalin e Vranjës, nga më shumë se 1 mijë e 300 të punësuar, vetëm 2 janë mjekë shqiptarë.

“Që prej vitit 2016, për 10 vjet, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk është pranuar në punë asnjë polic i ri shqiptar. Ndërkohë, nga mbi 1 mijë e 300 punonjësit e Spitalit të Vranjës, vetëm 2 mjekë janë shqiptarë. Atje nevojitet shumë punë për të korrigjuar padrejtësitë dhe për t’u garantuar shqiptarëve të drejtat që u takojnë”, u shpreh Kurti.

Mbështetja për Luginën e Preshevës synon financimin e projekteve dhe programeve që përmirësojnë pozitën e shqiptarëve, si dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ky vendim bazohet në memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

të fundit

Pensioners’ Party calls for prison sentences, asset confiscation and a lifetime ban from public office for those convicted of corruption

Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…

5 minutes ago

LSDM: Former members who worked against us for money joined Dimitrievski’s ZNAM

Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…

5 minutes ago

Protests in France for fifth weekend draw 106,000 participants; 219 arrested

Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…

5 minutes ago

Cadastre lawyer to stand trial over removal of restriction on property in Selitë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…

6 minutes ago

Geoffrey Hinton paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të dalë jashtë kontrollit brenda tre vjetësh

Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” ka paralajmëruar se IA mund t’i tejkalojë…

6 minutes ago

Majko calls for a candidate who can win in Tirana and warns of losing city hall, Rama says his doubts spur him to choose wisely

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me…

6 minutes ago