Categories: kosovë

Kurti mesazh ushtarëve të rinj: Emri i Adem Jasharit, kujtesë e përhershme për qëndresën ndaj atdheut

Në kazermën “Adem Jashari” u zhvillua sot ceremonia e diplomimit për 515 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalës së mbajtur para të diplomuarve, Kurti i inkurajoi ata që ta përmbushin me përkushtim dhe ndërgjegje të plotë misionin e lartë në dobi të shtetit.

Të lidhura

None found

Kreu i ekzekutivit theksoi se mbrapa çdo uniforme ushtarake qëndron e tërë shoqëria kosovare, bashkë me aspiratën e saj për të jetuar dhe ndërtuar nesër nën hijen e paqes.

“Të dashur ushtarë, mos e harroni asnjëherë se pas uniformës suaj ndodhen qytetarët e Kosovës, familjet e tyre, fëmijët që ëndërrojnë të rriten në paqe dhe një popull që lirinë e ka arritur me sakrificë e mundime të mëdha,” u shpreh Kurti.

Ai po ashtu vuri në dukje se figura dhe trashëgimia e kryekomandantit Adem Jashari vazhdojnë të shërbejnë si busull e përjetshme e vetëflijimit dhe angazhimit për vendin.

“Le të mbetet emri i kryekomandantit legjendar Adem Jashari një përkujtim i vazhdueshëm i asaj që do të thotë të ngrihesh për atdheun. Ky është atdheu ynë. Ky është shteti ynë. Liria është amanet. Ruajtja e saj përbën një tërësi funksionesh që i mbajmë së bashku, një përgjegjësi e ndarë midis institucioneve dhe qytetarëve. Urime diplomimin! Rroftë Forca e Sigurisë së Kosovës! Rroftë Republika dhe populli ynë!” përmbylli kryeministri Kurti.

të fundit

Djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë: “Ah more bab, keq na le…

Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…

6 minutes ago

Gjetur i vdekur në një fermë peshqish në Istog, Prokuroria: Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…

6 minutes ago

Premio e “çmendur” nga FSHF, zyrtarizohet shifra që përfituan lojtarët dhe stafi i Kombëtares

E rrallë, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në…

6 minutes ago

Ministry of Finance: Registration of bonds with 4.6% interest closes on December 1

Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…

9 minutes ago

Risk of power outages in Kosovo remains present this winter season

Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën,…

10 minutes ago

President Begaj: Without the Albanian language there is no homeland, no Albania, no Albanian identity

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të…

10 minutes ago