Categories: kosovë

Kurti premton vijimin e mbështetjes për gratë në sipërmarrje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën “She Rises 2026”, me moton “Gratë në Biznes në Kosovë – një dekadë progresi dhe vizion për të ardhmen”, aktivitet i kushtuar grave ndërmarrëse. Në fjalën e tij, ai i cilësoi gratë si shtyllë të shoqërisë.

Ai nënvizoi se gratë që kanë vendosur të investojnë, të nisin iniciativa biznesore dhe të drejtojnë kompani po japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Të lidhura

None found

Në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises”, Kurti tha se çdo biznes i udhëhequr nga gratë, ashtu si edhe çdo vend i ri pune që ato hapin, ndihmon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Sipas tij, qeveria i ka mbështetur gratë për t’u përfshirë në ndërmarrësi përmes skemave mbështetëse.

Kurti theksoi gjithashtu se institucionet janë përkujdesur që përkrahja për gratë të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ, por të shoqërohet me masa konkrete përmes subvencioneve dhe lehtësimit të qasjes në financa.

Ai u shpreh se një grua ekonomikisht e pavarur përbën një shtyllë të fortë për familjen, komunitetin dhe gjithë shoqërinë.

Duke folur për jetën politike, Kurti vlerësoi përparimin e grave, duke thënë se në vitet e fundit Kosova ka parë gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin me dije, profesionalizëm dhe kompetencë të lartë.

Sipas tij, ky zhvillim në skenën politike tregon se kur grave u jepet hapësira dhe mundësia e nevojshme, ato arrijnë rezultate të rëndësishme dhe japin kontribut në avancimin e shoqërisë.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se gratë e kanë mbajtur gjallë shpirtin e popullit në kohë sfiduese dhe se askush nuk ka mundur t’ua marrë vullnetin, përkushtimin dhe forcën për të ecur përpara.

Ajo tha se pjesëmarrja e grave në biznes ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke u rritur nga 10 për qind në vitin 2017 në 18 për qind sot, gjë që sipas saj dëshmon për përparimin e arritur në fuqizimin ekonomik të grave.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot sjellim histori pune, përkushtimi dhe vizioni, por edhe histori suksesi që tregojnë se kur grave u jepet mundësia, ato arrijnë rezultate të jashtëzakonshme”, tha ministrja.

Kusari-Lila vlerësoi se rrugëtimi i grave drejt suksesit nuk ka qenë i lehtë, por shtoi se sot ato qëndrojnë si dëshmi e potencialit, aftësive dhe kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Sipas saj, konferenca “She Rises” ka për synim të promovojë dhe mbështesë ngritjen e grave në ndërmarrësi, duke krijuar hapësira për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe fuqizim të mëtejshëm ekonomik të grave në Kosovë.

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

2 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

3 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

3 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

3 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

3 hours ago