Categories: kosovë

Kurti: Gratë janë faktor kyç në zhvillimin, paqen dhe sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesëmarrës në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Kurti vlerësoi rolin historik të grave të Kosovës në zhvillimin dhe qëndresën e vendit, ndërsa nënvizoi detyrimin e institucioneve për ta kthyer këtë kontribut në më shumë mundësi, përfshirje dhe rol në proceset vendimmarrëse.

Ai deklaroi se fuqizimi i grave nuk lidhet vetëm me barazinë gjinore, por përbën një investim të drejtpërdrejtë në përparimin ekonomik, social dhe demokratik të Kosovës. Sipas tij, kjo qasje është mbështetur nga ekzekutivi përmes politikave publike, buxhetit adekuat dhe masave konkrete.

Kurti përmendi punësimin e drejtpërdrejtë të mbi 12 mijë grave, ndarjen e bursave për vajza, ndihmën financiare për nënat dhe fëmijët, investimet në sipërmarrjen e grave dhe në bujqësi. Ai theksoi gjithashtu masat e posaçme për gratë që kanë mbijetuar dhunën, përfshirë ofrimin e ndihmës juridike falas dhe subvencionimin e pagave.

Sipas kryeministrit, roli i grave shkon përtej dimensionit ekonomik dhe institucional, pasi ato japin një kontribut të rëndësishëm edhe në ndërtimin e paqes dhe garantimin e sigurisë.

“Përvoja e Kosovës dëshmon se paqja nuk krijohet vetëm në tryezat e negociatave. Ajo ndërtohet edhe brenda familjeve, komuniteteve dhe institucioneve. Gratë e Kosovës kanë qenë dhe mbeten ndërtuese të paqes, mbështetëse të familjeve dhe komuniteteve, profesioniste në institucionet e sigurisë dhe zëra të drejtësisë”, tha Kurti.

Ai shtoi se përfshirja e grave në fushën e paqes dhe sigurisë nuk duhet parë thjesht si çështje përfaqësimi, por si një kusht për stabilitetin afatgjatë të vendit.

Kurti theksoi se Kosova nuk mund të forcohet duke mos shfrytëzuar potencialin e gjysmës së shoqërisë. Për këtë arsye, sipas tij, duhet të vijojnë investimet në arsim, punësim, sipërmarrje, shëndetësi dhe institucione që garantojnë mundësi të barabarta.

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik/ Përplasen dy makina, 6 të plagosur, një prej tyre në gjendje kritike

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”. Ngjarja ka…

8 minutes ago

Gruda mes Liverpoolit, Chelseat dhe interesimit të Bayernit

Brajan Gruda mund të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, pasi Liverpooli dhe Chelsea janë në garë për shërbimet…

10 minutes ago

Gjeorgjia e mbyll Ligën e Kombeve pa gol në gjashtë ndeshje

Njëra prej 54 kombëtareve pjesëmarrëse në edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve ka regjistruar një statistikë tejet negative, duke mos…

10 minutes ago

Arrestohen gjashtë shqiptarë në Belgjikë, zbulohen tre plantacione me lëndë narkotike

Policia belge, ka goditur një rrjet të dyshuar të kultivimit të paligjshëm të kanabisit, gjatë një operacioni të zhvilluar më…

15 minutes ago

Rrahmani pritet të largohet nga Venezia, FSCB përgatit ofertë

Sulmuesi Albion Rrahmani ka gjasat të mëdha që pas vetëm gjashtë muajve të largohet nga skuadra e Venezias. Bëhet e…

16 minutes ago

Arifi vlerëson barazimin me Spanjën: Përballë kishim një skuadër të nivelit botëror

Ergis Arifi Për Ergys Arifin, barazimi pa gola me Spanjën ishte rezultati më i drejtë [...]Read More...

16 minutes ago