Categories: kosovë

Kurti paralajmëron takim pasdite me komandantin e KFOR-it për Urën e Ibrit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje lidhur me synimin për hapjen e plotë të Urës së Ibrit dhe vendosjen e saj tërësisht nën kontrollin e Policisë së Kosovës.

Gjatë një konference për media, Kurti tha se institucionet kosovare po koordinohen vazhdimisht me KFOR-in për këtë çështje. Ai njoftoi se sot pasdite do të presë në Kryeministri komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kontaktet me KFOR-in zhvillohen çdo ditë si nga Kryeministria, ashtu edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që i gjithë procesi të përfundojë qetësisht, paqësisht dhe pa incidente.

Kurti e cilësoi të pakuptimtë vazhdimin e mbajtjes së Urës së Ibrit të mbyllur për qarkullim, veçanërisht pas ndërtimit të urave të reja në atë zonë.

Ai theksoi se qytetarët kanë lëvizur lirshëm nëpër urat e reja, pa u shënuar asnjë incident apo tension. Sipas Kurtit, shtimi i lirisë së lëvizjes dhe qarkullimi i njerëzve e i mallrave sjellin përfitime jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë.

të fundit

Vdes në moshën 77-vjeçare Siim Kallas, ish-kryeministri estonez dhe babai i Kaja Kallas

Ish-kryeministri i Estonisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Siim Kallas, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. [...]Read More...

3 minutes ago

Sistemi “Qyteti i Sigurt” regjistroi 310.865 shkelje komunikacioni në gjashtë muaj

Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar 310.865 shkelje, prej të cilave 301.835 për tejkalim…

5 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në Kamëz, zbardhen detajet e para

Këtë të shtunë rreth orës 03:00, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në një automjet në Laknas. Sipas informacioneve…

11 minutes ago

Kapshtica përballon mbi 30 mijë dalje në katër ditë, emigrantët rikthehen në Greqi

Mbi 30 mijë persona kanë dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Kapshticës gjatë katër ditëve të fundit, në një…

20 minutes ago

PSG mban në skuadër Zabarnyin dhe Chevalier pavarësisht rolit të tyre

Paris Saint-Germain nuk janë të interesuar të bëjnë largime të lojtarëve që janë pjesë e organikës së skuadrës, edhe përkundër…

20 minutes ago

Barcelona zyrtarizon të gjitha afrimet para sfidës me Elchen, me vetëm një përjashtim

Trajneri Hansi Flick pritet ta ketë ekipin pothuajse të plotë në ndeshjen e parë këtë sezon në La Liga kundër…

21 minutes ago