Categories: kosovë

Kurti njofton se Kosova do të marrë 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur një zhvillim pozitiv për vendin, duke njoftuar se Kosova do të përfitojë 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Ai sqaroi se Komiteti i IPA-s ka dhënë miratimin për projektet që Kosova ka propozuar në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, me një vlerë prej 180.5 milionë euro. Po ashtu, janë aprovuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), në shumën totale prej 25.9 milionë euro.

Në postimin e tij të plotë, Kurti u shpreh: “Lajm i mirë për qytetarët. Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.”

Ai bëri të ditur se dje, me 7 korrik, Bashkimi Evropian e ka njoftuar zyrtarisht Kosovën se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga vendi në kuadër të IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Sipas tij, pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, do të nisë zbatimi i projekteve.

Sipas Kurtit, këto fonde do të mbështesin sektorët prioritarë të vendit.

• Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro;

• Energjia – 34.5 milionë euro;

• Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro;

• Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro;

• Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro;

• Sundimi i ligjit – 15 milionë euro.

Ai theksoi gjithashtu se afërsisht gjysma e këtyre fondeve do të orientohet drejt investimeve infrastrukturore. Ndërkaq, shumica e projekteve do të zbatohen në bashkëpunim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës.

Përveç projekteve të IPA 2026 dhe IPA 2027, Kurti njoftoi edhe miratimin e 3 granteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), në vlerë të përgjithshme prej 25.9 milionë euro.

Grantet përfshijnë Hidrosistemin Ibër-Lepenc, për asistencë teknike në përgatitjen e investimit infrastrukturor; Autostradën Qafë e Duhlës–Banullë, për asistencë teknike në përgatitjen e segmentit të autostradës; si dhe impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë, me grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH.

Në fund, ai falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen, duke theksuar se këto mjete do të përdoren në shërbim të qytetarëve dhe për zhvillimin e vendit.

të fundit

Will the DP leader take the first step and leave politics? Berisha is firm: If I leave, Rama gets stronger

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke deklaruar se një…

2 minutes ago

Lawyers on boycott over regulation, GJKKO decides Meta and Kryemadhi trial to continue without defense lawyers

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika…

2 minutes ago

Lecturers protest again, union head: Support for students in their revolt against the government! We will join them at Parliament

Këtë të enjte, pedagogët kanë nisur të mblidhen përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve,…

3 minutes ago

Video/ Clash and physical confrontation between SP and DP MPs, the Guard intervenes! What happened within minutes inside Parliament

Ditën e sotme, seanca e sotme parlamentare dominoi nga tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS…

3 minutes ago

US Congresswoman Alexandria Ocasio-Cortez calls on the Rama government: Stop the violence against protesters! Respect Albanians’ freedom of expression

Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje…

3 minutes ago

LSDM paralajmëron shtrenjtim të energjisë dhe ngrohjes: familjet pritet të përballen me kosto më të larta nga janari

Nga LSDM thonë se po paralajmërohet një valë e re rritjesh çmimesh dhe një goditje e re për buxhetet familjare…

4 minutes ago