Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi miratimin e Ligjit për Specialen si çështje urgjente, ndërsa zgjedhjen e presidentit si një emergjencë që nuk pret.
None found
Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të martën, Kurti deklaroi se qeveria ka ndërmarrë katër hapa për t’iu afruar PDK-së dhe për të arritur marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe ligjin, por sipas tij, nga kjo parti nuk ka ardhur asnjë veprim pozitiv.
Kurti tha se nëse presidenti zgjidhet gjatë ditës së sotme, të enjten do të procedohet me miratimin në lexim të dytë të projektligjit për dhomat e specializuara.
“Ligji për Specialen është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligji mund të votohet më vonë, duke respektuar edhe afatin prej 72 orësh të përcaktuar në nenin 75 të Rregullores së Kuvendit. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë zotohem publikisht para jush se paraditen e së enjtes do të kalojë leximi i dytë i projektligjit për dhomat e specializuara”, u shpreh ai.
Dy punonjës të Lotarisë Shtetërore dyshohen se gjatë vitit 2024 kanë përvetësuar pothuajse 1.3 milionë euro, njoftoi Prokuroria Themelore Publike…
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Kulturës, deputetja demokrate Ina Zhupa iu drejtua me një apel të veçantë deputetëve socialistë Erion…
Policia e Kosovës ka publikuar të martën bilancin e përditësuar të përplasjeve të 5 tetorit në qendër të Prishtinës, gjatë…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. KFOR-i…
Kombëtarja shqiptare Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga ndeshja Shqipëri –San Marino (20:45), e vlefshme për Ligën e Kombeve,…
Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi…