Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilluan takim në Kuvendin e Kosovës.
None found
Gjatë bisedës, çështjet kryesore të diskutimit ishin zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe Ligji për Specialen.
Takimi mes dy liderëve u mbajt një ditë pas takimit të Kurtit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, nga i cili po ashtu nuk doli ndonjë marrëveshje konkrete.
Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku u largua pa dhënë deklaratë për media dhe nuk bëri të ditur nëse ishte arritur ndonjë dakordim për zgjedhjen e presidentit apo për Ligjin për Specialen.
Edhe kryeministri Kurti nuk u prononcua pas takimit.
Bisedimet politike po zhvillohen në ditët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas njoftimit, afati i fundit për këtë proces është 6 gushti, ndërsa Kuvendi ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri.
Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, Kosova shkon në zgjedhje të reja. Zhvillimet politike në ditët në vijim pritet të përcaktojnë hapat e mëtejshëm për përmbylljen e procesit.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…