Gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, të zhvilluar në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi që fondet e Bashkimit Evropian të shpërndahen në bazë të zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga secili shtet. Ky qëndrim u bë publik pasi komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, njoftoi se Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të përfitojnë fonde nga ky mekanizëm gjatë këtij raundi.
Kurti tha se vonesat në procesin e reformave në Kosovë lidhen me zgjedhjet e përsëritura. Sipas tij, këto zhvillime “e ngadalësuan ritmin e reformave”, ndërsa pas krijimit të stabilitetit institucional puna ka marrë një ritëm më të shpejtë. Ai u shpreh se Kosova do t’i zbatojë të gjitha reformat, edhe ato për të cilat fondet janë humbur, pasi i konsideron ato një përgjegjësi kombëtare dhe evropiane.
None found
Në fjalën e tij, kryeministri argumentoi se përfitimet financiare duhet të pasqyrojnë angazhimin e vendeve në përmbushjen e zotimeve. “Kush zbaton më shumë nga ajo që është dakorduar, duhet të përfitojë më shumë”, deklaroi Kurti. Ai nënvizoi se Kosova ka ratifikuar të pesë marrëveshjet për mobilitetin, ndërsa Serbia vazhdon të mos i njohë diplomat e lëshuara në Kosovë.
Marta Kos e cilësoi krijimin e qeverisë së re në Kosovë si një mundësi për t’i dhënë një drejtim të ri procesit të vendit drejt Bashkimit Evropian, për të përshpejtuar reformat dhe për të siguruar më shumë financime. Ajo bëri të ditur se do ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.
Sipas shifrave të paraqitura nga komisionerja, Shqipëria ka realizuar 80 për qind të reformave dhe do të përfitojë 185,6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Ndërkohë, Mali i Zi ka përmbushur 94 për qind të reformave dhe pritet të marrë 81 milionë euro.
Qeveria e Kosovës është kritikuar nga opozita për humbjen e fondeve. Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, e konsideroi këtë një gabim shumë të madh të shumicës që drejton vendin. Sipas tij, humbja e parave të destinuara për qytetarët nënkupton më pak investime në shkolla, më pak investime kapitale dhe më pak përfitime për qytetarët. Kosova ka kohë deri më 31 dhjetor për të përmbushur disa prej detyrimeve që lidhen me Planin e Rritjes.
Pas përfundimit të samitit, Kurti deklaroi se Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se avancimi i këtij procesi është bërë urgjent. Ai tha se në diskutimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësuesit e vendeve të rajonit dhe komisioneren Kos u trajtuan reformat, si edhe integrimi gradual i vendeve në Tregun e Vetëm Evropian. Dy ditë më parë, gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti kishte kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi kandidat.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas lajmeve se do të përballet në gjykatë për akuzën e fshehjes së të ardhurave…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat…
Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta mundëson arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale…
Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte, më 27 nëntor, pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar…
Themeluesi i gjigantit të inteligjencës artificiale është rikthyer në selinë e kompanisë pas 11 ditësh mungesë, duke premtuar ndryshime në…