Categories: kosovë

Kurti i përgjigjet LDK-së: Kryeparlamentari ishte shumë i rëndësishëm vitin e kaluar, presidenti duhet të zgjidhet me konsensus

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, deklaroi se të gjitha pozitat institucionale kanë peshë dhe vlerë, pavarësisht se përgjegjësitë që mbartin nuk janë të njëjta.

Të lidhura

None found

Duke folur në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti reagoi ndaj LDK-së, e cila e ka refuzuar postin e kryetarit të Kuvendit. Ai kujtoi se vitin e kaluar pozita e kryeparlamentarit konsiderohej shumë e rëndësishme.

Kurti tha se gjatë vitit 2025 zgjedhja e kryetares së Kuvendit ishte zvarritur për muaj të tërë. Sipas tij, Albulena Haxhiu siguronte 57 vota, por ky numër nuk mjaftonte për zgjedhjen e saj. Ai theksoi se rëndësia e posteve institucionale nuk duhet të përcaktohet nga viti apo stina, por nga ajo që parashikojnë Kushtetuta dhe ligji.

“Çdo pozitë, sipas bindjes sime, është e vlefshme dhe e rëndësishme, megjithëse përgjegjësitë ndryshojnë. Në vitin 2025 u deshën muaj për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe ju kujtohet se Albulena Haxhiu merrte 57 vota, të cilat nuk ishin të mjaftueshme. Pra, vitin e kaluar kryeparlamentari kishte rëndësi të madhe. Nuk besoj se pesha e pozitave institucionale ndryshon sipas vitit apo stinës më shumë sesa sipas përcaktimeve të Kushtetutës dhe ligjit”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë një koncesion të madh në pranverë të këtij viti, kur tërhoqi kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Kollçakut për president. Ndërkohë, sipas Kurtit, LDK-ja ka kërkuar që të gjitha çështjet të bëhen pjesë e diskutimeve.

Kryeministri në detyrë këmbënguli se bisedimeve politike për postin e presidentit duhet t’u jepet një mundësi, në mënyrë që vendi të shmangë zgjedhjet e reja. Sipas tij, presidenti apo presidentja duhet të jetë një figurë konsensuale, me karakter të mirënjohur, vlera dhe kontribute për shoqërinë.

“Në pranverë të këtij viti, VV-ja bëri një koncesion të madh duke tërhequr Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun nga gara për president. Ne e kemi bërë këtë koncesion, ndërsa LDK-ja na ka kërkuar që gjithçka të diskutohet. Për këtë arsye, nëse duam t’i shmangim zgjedhjet e reja, duhet t’u japim hapësirë diskutimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje politike për presidentin ose presidenten. Kjo duhet të jetë një figurë konsensuale, me karakter të njohur, vlera dhe kontribute për shoqërinë, profesionin përkatës dhe Kosovën tonë të dashur”, u shpreh Kurti.

të fundit

Kurti për bisedimet me Abdixhikun: Pa ndërmjetës dhe me çdo përpjekje për të evituar zgjedhjet e reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës por edhe deputetët e saj kanë…

19 seconds ago

Të paktën 10 viktima nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas një serie sulmesh ruse në disa zona të Ukrainës gjatë orëve të…

7 minutes ago

I dha lamtumirën Kroacisë, Zlatko Daliç bëhet një nga trajnerët më të paguar në botë

Zlatko Daliç, nuk ka qëndruar për një kohë të gjatë i papunë, pasi i dha lamtumirën pas 9 vitesh përfaqësueses…

8 minutes ago

VETËVENDOSJE! publikon fjalimin e Kurtit në Kuvend për institucionet, presidentin dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka publikuar fjalimin e plotë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të mbajtur në seancën konstituive të Kuvendit…

10 minutes ago

Zbulimet në Zubin Potok ngrenë dyshime për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës

Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë njoftuan të dielën se kanë zbuluar një lokacion të ri në Zubin Potok, ku dyshohet se…

11 minutes ago

Mucunski: Maqedonia e Veriut meriton një proces të drejtë dhe të parashikueshëm drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski në një intervistë për Politico "Brussels Playbook"…

16 minutes ago