Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, deklaroi në një intervistë për “Brussels Playbook” të Politico-s se vendi i tij meriton një rrugëtim të besueshëm, të drejtë dhe të parashikueshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
None found
Sipas artikullit të Politico-s, vendi e gëzon statusin e kandidatit për anëtarësim që prej vitit 2005 dhe është në përputhje të plotë me politikën e jashtme të Unionit. Megjithatë, pas dy dekadash, ai ende pret nisjen reale të negociatave të anëtarësimit.
Mucunski pranoi se mungesa e rezultateve politike ka shkaktuar herë pas here frustrim të madh. Ai tha gjithashtu se vendi është kthyer në një “rast studimi” për mënyrën se si mosmarrëveshjet dypalëshe mund të bllokojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Politico vëren se kandidatët e tjerë kanë shënuar hapa përpara: Mali i Zi po avancon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit, Shqipëria ka përfunduar tre kapitujt e parë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia po ecin përpara në procesin negociues. Ndërkohë, vendi nuk ka mbyllur asnjë kapitull të vetëm gjatë më shumë se 20 viteve.
“Të thuash se jemi trajtuar padrejtësisht është një nënvlerësim”, u shpreh Mucunski.
Sipas ministrit, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës është shndërruar në një çështje politikisht toksike, pasi janë bërë “shumë” lëshime. Ai shtoi se maqedonasit janë lodhur nga “lëvizja e vazhdueshme e objektivit” dhe nuk besojnë se Bullgaria nuk do të paraqesë kërkesa të reja.
“Ky është një abuzim absolut i pozicionit të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”, deklaroi Mucunski.
Ai e vuri situatën në paralel me marrëdhëniet mes Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se dallimet e ndërlikuara mes tyre ndoshta nuk do të mund të kapërcehen pa një anëtarësim të përbashkët në Bashkimin Evropian.
Gazeta britanike Daily Mail, i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, duke u ndalur te protestat kundër qeverisë në…
Talenti brazilian i Chelseat, Estevao Willian, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi londinez në afatin e ardhshëm kalimtar,…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar sot se nuk do të kursehet askush…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur sot kritika në seancën e Kuvendit ndaj Projektligjit për…
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…