Categories: kosovë

Zulfaj në Pragë: Kosova synon avancimin e aplikimit për BE dhe statusin e kandidatit

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, qëndroi në Pragë për të diskutuar për ecurinë e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe hapat që duhet të ndiqen për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Vizita u zhvillua në prag të katërvjetorit të dorëzimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor 2022, në Pragë, gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Ministrisë, Zulfaj shoqërohej nga ambasadorja Albesjana Iberhysaj Kapitaj dhe zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve çeke, si dhe me personalitete që kanë përvojë në procesin e integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit në Pragë, ai u takua me Edita Hrda, të dërguarën e Qeverisë çeke për Ballkanin, dhe Tomas Szunyog, ish-shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë, Zulfaj zhvilloi bisedime me Hana Hubackova, drejtoreshën e përgjithshme të Seksionit për Evropën, ndërsa takoi edhe Ondrej Matoušek nga Zyra e Qeverisë çeke dhe Pavel Telicka, ish-kryenegociatorin e Çekisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Axhenda e vizitës përfshiu edhe takime të veçanta në Senatin çek me Pavel Fischer, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, si dhe me Jan Schiller, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Bisedimet u përqendruan te avancimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe te mundësia e një roli më aktiv të Republikës Çeke në këtë proces. Në fokus ishin gjithashtu përvoja çeke në negociatat e anëtarësimit, forcimi i bashkëpunimit parlamentar dhe siguria rajonale.

Gjatë takimeve, Zulfaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës, veçanërisht kontributin e saj gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2022. Ai shprehu mirënjohje edhe për mbi 8.000 ushtarët dhe pjesëtarët e personelit nga Republika Çeke që kanë shërbyer në Kosovë, duke ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.

Më 15 dhjetor të vitit 2022, në Pragë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dorëzoi aplikimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas Ministrisë, ky zhvillim shënoi një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian të Kosovës dhe krijoi një lidhje të veçantë mes Kosovës, Çekisë dhe qytetit të Pragës.

“Praga, ku Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, mbetet e lidhur ngushtë me këtë proces”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

të fundit

Kosova dhe Turqia diskutojnë bashkëpunimin për ujërat, digat dhe lumenjtë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı,…

1 minute ago

Dhuna në familje në RMV: 70 për qind më shumë raste të raportuara, mbi 5.500 vepra penale në pesë vjet

Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut është rritur për 70 për qind në…

1 minute ago

Ramadan Zoto, me shtatë emra në regjistrat grekë, nga përplasja në Sarandë te djegia e lokalit në Ksamil dhe pista e Tiranës

Një tjetër episod i dyshuar i përplasjes mes grupeve kriminale në Sarandë dhe Ksamil është regjistruar më 29 nëntor 2025,…

7 minutes ago

Hoti mohon heqjen e statusit të dëshmorit për Krasniqin, Aganin, Malokun dhe Kelmendin

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr…

12 minutes ago

Dënohet shoferi që përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Britani dhe u arratis në Letoni për dy vite

Një aksident tragjik që i mori jetën një 12-vjeçari në Britaninë e Madhe ka përfunduar me dënimin me burg të…

16 minutes ago

SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë takimin e parë të Bordit të Tregtisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zhvilluar të premten takimin e parë zyrtar të Bordit të Tregtisë, një…

16 minutes ago