Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se gjatë qëndrimit në New York është takuar me kongresistin amerikan Joe Wilson. Në qendër të bisedës ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
None found
Takimi u zhvillua gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Wilson është bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës, ndërsa partneriteti me Washingtonin është thelbësor për sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të vendit.
Sipas tij, në takim u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen, investimet dhe sundimin e ligjit. Palët biseduan edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, forcimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe partneritetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili vijon që nga viti 2011. Kurti tha se Kosova, nga një konsumuese, është shndërruar në kontribuuese në sigurinë ndërkombëtare.
Një pjesë e diskutimit iu kushtua situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ruajtjes së orientimit euroatlantik të rajonit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Me Wilsonin, i cili është aktiv edhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, u diskutua gjithashtu për synimin e Kosovës për të avancuar drejt pjesëmarrjes së plotë në OSBE.
Kurti tha se vëmendje të posaçme morën çështjet që prekin shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përfshirë përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucionet publike, polici, gjyqësor dhe shëndetësi. Në takim u fol edhe për pasivizimin e adresave, pengesat për arsimin në gjuhën shqipe dhe mosnjohjen e diplomave të fituara në Kosovë.
I shoqëruar nga deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kurti kërkoi që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mbrohen nga Komisioni i Helsinkit dhe shkeljet e tyre të trajtohen në komunikimet me Beogradin.
Në përfundim, kryeministri e falënderoi kongresistin Wilson për mbështetjen ndaj Kosovës dhe angazhimin e tij për sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në rajon. Po ashtu, ai e ftoi kongresistin amerikan të vizitojë sërish Republikën e Kosovës, së bashku me një delegacion të Kongresit amerikan.
Teuta vajzaDitën e sotme, është mbyllur java e 8-të në Abissnet Superiore për vajza me ndeshjet Teuta – Apolonia dhe…
Supersfida mes Atalantas dhe Interit ka përfunduar në “paqe”, me dy skuadrat italiane që kanë arkëtuar nga një pikë.Përballja ishte…
Paris Saint-Germaini ka nisur kërkimet për një përforcim në repartin ofensiv për afatin kalimtar të janarit, pasi drejtori sportiv Luis…
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…
Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…
Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…