Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Zyrën e Kryeministrit me Joe DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin, të cilët tashmë janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, Kurti i cilësoi ata si miq të vjetër të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për angazhimin e tyre shumëvjeçar në mbështetje të çështjes shqiptare dhe të Kosovës, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “Bota sot”.
None found
Sipas kryeministrit, Joe dhe Shirley DioGuardi, përveç shtetësisë amerikane, tashmë i përkasin edhe Republikës së Kosovës. Ai theksoi se ata kanë qëndruar gjithmonë të palëkundur në krah të kombit dhe popullit shqiptar, ndërsa vijojnë të interesohen për zhvillimet në Kosovë dhe të ofrojnë ide e kontribut të çmuar.
Kurti bëri të ditur se gjatë takimit i falënderoi për kontributin e pamatshëm të dhënë përgjatë rreth katër dekadave, nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara deri te Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Në këtë bisedë morën pjesë edhe anëtarët e Bordit të Ligës, me të cilët u diskutua për angazhimin e tyre të vyer, përkushtimin e pandërprerë ndaj atdheut, si dhe për aktualitetet dhe të ardhmen.
Joe DioGuardi, ish-kongresisti i parë amerikan me origjinë shqiptare, së bashku me Tom Lantos, Bob Dole dhe Eliot Engel, ishte ndër zërat e hershëm dhe më të fuqishëm që e mbështetën Kosovën në periudhën kur populli shqiptar kishte më së shumti nevojë që zëri i tij të dëgjohej në botë.
Kurti vlerësoi se Kosova pati fatin dhe bekimin të kishte ambasadorë të tillë edhe në kohën kur Republika e Kosovës nuk dispononte një ambasadë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, ai nënvizoi se shteti dhe populli i Kosovës do t’u jenë gjithmonë mirënjohës.
Inteligjenca Artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në industrinë muzikore, nga krijimi i melodive dhe zërave te prodhimi dhe…
Kryeministri Hristian Mickoski sot inspektoi investimet e realizuara dhe modernizimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), ku u prezantuan kapacitetet…
Shqipëri U16 - Mali i Zi U16Kombëtarja shqiptare U-16 e ka nisur me fitore serinë e dy ndeshjeve miqësore ndaj…
Sot shënohet dita e 87-të e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më…
Shpenzimet e deputetëve të Kuvendit gjatë muajit korrik kanë kaluar 707 mijë euro, që përkthehen në rreth 65 milionë lekë.…
Aleanca ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ndërsa pas saj kryetari i partisë, Ardian Gjini, ka mbajtur një konferencë për…