Categories: kosovë

Kurti: 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike në katër komuna, mes tyre edhe Komuna e Vitisë, bëri të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Kurti i deklaroi këto gjatë qëndrimit në Viti, ku mori pjesë në përurimin e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “28 Nëntori”.

Vetëm për ndërhyrjet në këtë shkollë janë investuar rreth 118 mijë euro. Ky investim ka për qëllim krijimin e kushteve më të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle, dhe jo vetëm, do ta kenë mbështetjen e pakursyer të qeverisë së Republikës së Kosovës, për Eficiencë të Energjisë, por gjithashtu edhe për arsimim cilësor. Për Eficiencë të Energjisë në këtë shkollë kemi investuar rreth 118 mijë euro, ideja është që temperatura ndriçimi ajri pastaj dritaret kaldaja që të gjitha këto të përbëjnë një sistem që mundëson kushte sa më të dinjitetshme e të përshtatshme edhe për mësimdhënësit që punojnë, por edhe për nxënësit që mësojnë…Kjo është një prej 5 objekteve të rinovuara në Viti, në kuadër të marrëveshjes së qeverisë me komunat dhe me Fondin e Kosovës për Eficiencë të Energjisë, në gjithë skemën qeveria po investon 3.8 milion euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike në 4 komuna”, ka thënë Kurti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se masat e zbatuara në shkollë kanë prodhuar kursime të ndjeshme të energjisë.

Me 118 mijë euro janë financuar termoizolimi i mureve të jashtme, izolimi i kulmit, zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, vendosja e sistemit të ngrohjes me pelet, si dhe ndriçimi LED.

“Masat e eficiencës në vlerë prej 118 mijë euro, përfshijnë termoizolimin e mureve të jashtme, izolimin e kulmit, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, instalimin e sistemit të ngrohjes me pelet dhe ndriçimin eficient LED. Ndërsa efektet janë tashmë të prekshme për nxënësit dhe të gjithë këtu, kursimet në baza vjetore janë rreth 75 përqind, ose 118 mijë kilovat-orë në vit. Do të thotë, kjo është një, nga njëra anë, përmirësim i kushteve të mësimnxënies për nxënësit, edhe uljes së ndotjes, sepse përpara ka qenë kapaciteti i kaldasë më i madh dhe ka qenë me dru, tashti për shkak se është më eficjent, kapaciteti është më i ulët dhe është më pelet, që do të thotë është më pak ndotës për ajrin këtu gjatë dimrit për fëmijët”, ka thënë Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit, kursimet vjetore arrijnë në rreth 75 për qind, ose 118 mijë kilovat-orë në vit. Ajo theksoi se ndërhyrjet kanë përmirësuar kushtet e mësimnxënies dhe kanë ndikuar në uljen e ndotjes, pasi kaldaja me dru është zëvendësuar me një sistem më efikas me pelet dhe me kapacitet më të ulët.

Rizvanolli u kërkoi komunave të shfrytëzojnë thirrjen e re për aplikime, e cila pritet të hapet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë gjatë muajve në vijim.

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, tha se përfitimet e investimeve shkojnë përtej kursimit të energjisë, pasi ato kanë krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Përveç kursimit në energji, këtu është ofruar edhe një komoditet për nxënësit dhe mësimdhënësit”, tha Hoxha.

Drejtori i SHFMU “28 Nëntori”, Sherif Neziri, në emër të drejtimit të shkollës, falënderoi institucionet për investimin dhe përmirësimin e kushteve në objekt.

Pas ceremonisë në SHFMU “28 Nëntori”, aktiviteti vijoi në Qendrën për Punë Sociale në Viti, ku po ashtu janë zbatuar masa për rritjen e efiçiencës së energjisë.

të fundit

MPB lidh kontratë prej 14 mijë e 985 eurosh për patentë shoferë ndërkombëtarë (Dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ditë më parë ka arritur të finalizojë…

4 minutes ago

Rama u drejtohet inspektorëve: Asnjë kontroll në biznese pa paralajmërim! Jo shpatë shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në mënyrën e kryerjes së kontrolleve dhe inspektimeve ndaj bizneseve. Përmes një videomesazhi të…

5 minutes ago

Përplasje mes Gashit dhe Isufajt në KPK: Anëtarët nuk raportojnë më para kryeprokurorit

Kryeprokurori Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, ka raportuar sot para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për raportin e vitit…

5 minutes ago

Raul Asencio dënohet për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit

Mbrojtës i Real Madridit, Raul Asencio, është dënuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në jug të Gran Canarias…

15 minutes ago

Manchester United përfundon merkaton me 30 lojtarë në dispozicion për sezonin e ri

Manchester United ka qenë një nga klubet më pak aktive në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht…

16 minutes ago

Skopje to carry out aerial treatment against mosquito larvae on Saturday

Bashkia e Shkupit njofton se më 5 shtator (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim…

26 minutes ago