Categories: kosovë

Kulla: Pacolli u përpoq të ndihmonte ish-krerët e UÇK-së përmes kontakteve të tij

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka komentuar në emisionin “Matrix” aktgjykimin përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.

Të lidhura

None found

Ai ka shprehur shpresën se ish-drejtuesit e UÇK-së do të lirohen dhe do të rikthehen në shtëpitë e tyre, duke nënvizuar se procedurat gjyqësore kanë zgjatur gjashtë vjet.

“Shpresa është që këta njerëz të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ky kapitull të përfundojë. Në fillim, shumëkush besonte se do të qëndronin vetëm dy javë dhe më pas do të ktheheshin, por kanë kaluar gjashtë vite”, ka deklaruar Kulla.

Sipas tij, për ish-krerët e UÇK-së janë bërë përpjekje ndihmuese përmes komunikimeve dhe mënyrave të ndryshme. Në këtë kontekst, Kulla ka përmendur edhe ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Ka pasur shumë njerëz që janë përpjekur t’i ndihmojnë përmes bisedave dhe formave të ndryshme. Mes tyre është edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli, i cili ka miqësi me z. Zampoli dhe ka diskutuar për këtë çështje. Vullneti i popullit nuk ka munguar”, është shprehur ai.

Kulla ka vlerësuar se proceset e zhvilluara nga gjykatat speciale janë shoqëruar zakonisht me momente të vështira. Megjithatë, ai ka shpresuar që një situatë e tillë të mos përsëritet në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Në historinë e gjykatave speciale, zakonisht nuk kanë munguar vështirësitë. Shpresoj që në këtë rast të mos ketë të tilla”, ka thënë Kulla.

të fundit

Kuçi: Belgrade exploits Kosovo to consolidate power, while Moscow maintains support for Vuçiq

Zhvillimet politike në Serbi dhe mbështetja e Rusisë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mund të kenë ndikim edhe në Kosovë,…

1 minute ago

Kuçi: Beogradi e shfrytëzon Kosovën për të konsoliduar pushtetin, ndërsa Moska ruan mbështetjen për Vuçiqin

Zhvillimet politike në Serbi dhe mbështetja e Rusisë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mund të kenë ndikim edhe në Kosovë,…

10 minutes ago

Burreli rikthehet te fitorja, mposht Laçin në miqësoren e zhvilluar gjatë pushimit

Burreli - Laçi Në miqësoren e luajtur mes Burrelit dhe Laçit, “mbretërorët” fituan 1 – 0, ndërsa finalizimi i vetëm…

20 minutes ago

Bushi kërkon vetëm fitoren ndaj Ukrainës: Kulla dhe Huqi janë e ardhmja e futbollit shqiptar

Alban BushiKombëtarja shqiptare U-21 do të luajë nesër ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Varosi Stadion”, në Eger…

23 minutes ago

Kosovë-Austri: diferenca në vlerën e skuadrave, renditjen e FIFA-s dhe formën e fundit

Kosova dhe Austria përballen sonte (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një duel ku përveç rëndësisë sportive,…

24 minutes ago

Prindërit e mi ishin pranë ndarjes”/ Selin tregon krizën pas “Big Brother”: Ndërhyra për t’i pajtuar

Një diskutim për divorcin dhe mënyrën se si shoqëria i sheh gratë e divorcuara solli në emisionin “Goca dhe Gra”…

38 minutes ago