kosovë

Pacolli nis presidentët e kryeministrat e Shqipërisë drejt Hagës

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko janë nisur për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vitesh në paraburgim.

Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje.

Të lidhura

None found

Pamje teksa po hipin në aeroplan Majko e Topi ka publikuar Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit.

Pacolli ka planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i takuar katër ish-krerët e UÇK-së, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës.

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi është konfirmuar se e kanë pranuar ftesën e Pacollit, së bashku me ish-kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko.

Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar ftesën e Pacollit.

Sejdiu ditë më parë i tha Gazetës Express se nuk dëshiron të flasë, dhe se qëndrimi i tij dihet.

“Shiko, unë e kam dhënë dje një përgjigjje. Nuk kam çka shtoj tjetër dhe të komentoj më shumë. […] Unë e kam dhënë një përgjigje dje dhe s’kam çfarë merrem më tepër. E kam dhënë qëndrimin tim dhe pikë. Qëndrimin tim e kam dhënë edhe në konferenca për shtyp vazhdimisht, apo në debatet që i kam mbajtur dhe i kam qëndrimet që i dini të gjithë”, ka thënë Sejdiu duke e përmendur  se “prezumimi i pafajësisë është parimi themelor në drejtësi”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago