Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk është në pozitë të vendosë kushte për bisedimet rreth presidentit. Ajo iu referua qëndrimit të PDK-së se këto bisedime nuk mund të zhvillohen pa u votuar më parë plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
None found
Në një deklaratë për media, Kryeziu-Hyseni e cilësoi çështjen e presidentit si shumë të rëndësishme për mënyrën se si do të ecë Kosova përpara. Sipas saj, votimi i ligjit nuk duhet të vendoset si kusht për nisjen e bisedimeve. Ajo kërkoi që të lihen mënjanë interesat personale, ndonëse tha se një gjë e tillë po duket e pamundur për këto parti, dhe shtoi se PDK-ja është e fundit që mund të bëjë kushtëzime të tilla.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se ligji për Specialen është përparësia kryesore në këto momente. Sipas tij, fillimisht duhet trajtuar ky ligj e më pas hapat e tjerë, pasi për deputetët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të mundësojnë një gjykim të drejtë.
Nga Aleksandra Bakmaz dhe Sabine Dobel, dpa Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier (majtas) qëndron në kampusin EUREF gjatë ceremonisë së ndarjes…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se brenda 4 vjetësh synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se hetimi lidhur me problemet në furnizimin me barna…
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mohuar se emaili i dërguar ndaj studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përmban…
Një analizë e të dhënave statistikore për periudhën 2010–2024 mbi lindjet, vdekjet dhe bilancin natyror sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën…